• |
ide | kryesore

Berisha sulmon ashpër kongresin e PS-së: Si kongresi i Cosa Nostrës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Në një dalje për mediat nga selia blu Sali Berisha ka sulmuar Kongresin e Partisë Socialiste, duke thënë se u mblodhën të gjithë për të legalizuar kanabisin.

Sipas Berishës, në vend që Edi Rama të merrej me rritjen e çmimeve dhe të tregonte për masat që duhet të merren, njësoj si Cosa Nostra, u shpreh ish-kryeministri vendosën të ligjërojnë produktet kriminale.

“Sot natyrisht krye temë nuk mund të mos jetë kongresi i partisë së qeverisë. Ky kongres sic e patë ju vetë, sic e konstatuan mbarë shqiptaret dhe ndërkombëtarët nxiste në kongresin e një mafie shtetërore apo kongresin le ta quajmë të Cosa Nostrës.

Kjo u faktua katërcipërisht në tematikën kryesore të këtij kongresi. Shqiptarët që prisnin me padurim të dëgjonin nga qeveritarët dhe ministrat e tyre dhe kreu i qeverisë sesi do i lehtësohen dhimbjet e mëdha që krijon rritja e çmimeve rritja e çmimit të kafshatës së gojës, rritja e shumëfishimit të vajit, orizit, të naftës, rritja e çmimit të ilaçeve, transportit.

Nuk morëm asnjë përgjigje për këto, ata në ekranin e atij kongresi nuk ekzistonin. Vërtet kongresmenët u ulën mbi dengje kashte, por e vërteta është se kongresi i tyre, në vend të lajmeve të rëndësishme i informoi ata se narko shteti ka vendosur të ligjërojë produktet e krimit të shëmtuar. Ka vendosur të ligjërojë kanabisin”, tha Berisha.



15 Comments

  1. Po ca bere ti n kohen tate qe tani po del e po ben krahasime per kongresin e Ps. Gjej naj pun tjeter dhe behu icik i dobishem.

  2. Krye hajduti krye serbi ka goj dhe flet dhe akuzon ai sduhet te jet fare aty ku eshte nuk e meriton shqipria Salen.

  3. Ai ishte kongres ligjitim jo si ai qe bere ti per te marre partine me force se nuk ta jepte njeri ndryshe se keiminelet dhe te vdekurit nuk duhet te jen me ne politik.

  4. Hahahahahah jo po si kongresi juaj me 13 vjecare dhe te ndare ne dy vende jeni ber per turp si parti me dyer te blinduara dhe me gaz lotselles nuk fitohet mbeshtetja e popullit

  5. Si ka mundsi qe esht kaq negativ. Normal qe do flas keq vrasesi i popullit
    Kongresi ishte super i organizuar, cdo gje shkoi shum mire

  6. Kur flet dhe ky qe dikur ka qene vete kryeminister e ska bere asgje te hajrit…Dhe punet qe niste,i bente sa me thene dhe nuk i perfundonte…

  7. Po ca ja fut kot ti o sale. ca ke bo ti me shum kur ishe ne pushtet qe rri e komenton negativisht kongresin e rames

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *