• |
ide | kryesore

“Dreka e darka mes Bashës dhe Aqifit”/ Bardhi ironizon: Kjo është “opozitë e vërtetë”

Arkiva



Deputeti demokrat, Gazment Bardhi ka reaguar në lidhje me deklaratat e ish-kryeministrit Sali Berisha për situatën në PD, por edhe sanksionet e vendosura ndaj Aqif Rakipit dhe Ylli Ndroqit. Bardhi ka ironizuar deklaratën e Berishës mbi drekat e konsumuar mes Lulzim Bashës dhe Aqif Rakipit. Bardhi shkruan, se Berisha kishte qëndrim interesant, duke pretenduar se Rakipi nuk është shpallur ‘non grata’ sepse ka blerë vota në llogari të Ramës, por sepse ka ngrënë drekë me Bashën. Bardhi thumboi duke e quajtur “opozitën e vërtetë”.

“Qëndrim interesant i Sali Berishës: Nuk ka komentuar vendimin për sanksionet e SHBA ndaj Aqif Rakipit, me qenë se ai nuk qenka shpallur non-grata se ka blerë vota në bashkëpunim me krimin e organizuar për llogari të Edi Ramës, por sepse ka ngrenë drekë me Lulzim Bashën. “Opozitë” e vërtetë, jo llafe”, shkruan Bardhi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *