• |
ide | kryesore

Berisha takon demokratët në Vlorë: Basha tradhëtar, ne ringritëm PD si opozitë të vërtetë

-Instant, Lajme, Të fundit



Ish-kryeministri Sali Berisha ditën e sotme ndodhet në Vlorë në përvjetorin e themelimit të kësaj dege të PD-së. Nga Vlora, ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se Partia Demokratike është ringritur. Sipas tij, ndryshe nga sa pritej PD nuk u shpërbë, por në kohë rekord u ngrit si opozitë e vërtetë.

Po ashtu, në takimin me demokratët, ish-lideri historik i partisë akuzoi sërish kryedemokratin Basha, duke e cilësuar si tradhtar.

“Ne mbijetuam. Me gjithë këtë ecuri ne 25 prill ishin sëbashku 620 mijë shqiptarë. Ishim sëbashku 620 mijë shqiptarë, një forcë politike madhore. Nga këta 620 mijë vetëm 19% prej tyre i besonin kryetarit të PD. Në vend që në 26 prill të mbushte sheshet për të mos pranuar sistemin e patronazhistëve, këto njeriu që shpalli masakrën elektorale do shndërrohej në tradhtarin absolut të demokratëve shqiptarë. U mor me manipulimin e votës së tij për të garantuar karrigen. Përsëri në dallim nga parashikimet se ne mund të shuheshim, shkriheshim, jemi në këmbë dhe ne arritëm me idealet tonë të shënojmë një vit të errët dhe ta mbyllim në një vit shprese për shqiptarët. Në kohë rekord ngritëm PD si opozitë të vërtetë”, tha Berisha. 



6 Comments

  1. Po ti kishe thene keto fjale para se te shpalleshe NON GRATA nga SHBA dhe pasi Basha ju perjashtoje nga grupi parlamentar do i besonim ato qe thoni ju z. Sali. Ti e votove Bashen ne 13 Qershor pas humbjes ne 25 Prillit bile ju bere thirrje demokrateve te votojne mete mirin L. Bashen. Tani ik pirdhu se nuk i ha njeri ato qe thua ti.

  2. Në 1998 organet e drejtësisë së asaj kohe synonin ose kishin ndërmend të bënin një akt të tillë mbështetur në ngjarjet e shtatorit për atë që u quajt grusht shteti. Atëherë kishte presion të madh që të mos vihej dorë mbi Berishën, sot ndodh e kundërta.Lexoni o shpellkare te ndyre si è kane mbrojtur kryeshpellkarin vrases salih karaxhic berisha nderkombetaret tani ju dhe salihu hani mut per nderkombetaret

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *