• |
ide | kryesore

“Nuk ka trajtime preferenciale”/ Detaje të reja si u dëbua Rama nga avioni Lufthansa

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Revista gjermane ‘Der Spiegel’ raportoi të premten se kryeministri i Shqipërisë ishte shoqëruar nga policia gjermane në fillim të dhjetorit të vitit të kaluar, pas një konflikti me stafin e një avioni të kompanisë Lufthansa, për shkak të refuzimit të mbajtjes së maskës së përshtatshme kundër COVID-19.

Der Spiegel raporton se incidenti, i konfirmuar nga pasagjerë të tjerë të linjës Frankfurt-Detroit, filloi me refuzimin e Ramës për të mbajtur maskën e detyruar në avion.

Rama, i cili nxorri në rrugët e Tiranës blindat për të imponuar karantinën dhe i kërcënoi qytetarët shqiptarë duke publikuar video ku policë rrihnin protestues në rrugë për shkelje të rregullave kundër përphapjes së COVID-19, raporohet se në fulturim e datës 3 dhjetor ka refuzuar të mbajë maskën e kërkuar nga ekuipazhi.

Në artikull shkruhet se stafi i avionit u detyrua të njoftonte kapitenin e fluturimit, por as ky nuk e bindi dot Ramën.

“Kur edhe pas kësaj, shefi i qeverisë së Shqipërisë nuk iu bind detyrimit të përgjithshëm që të mbante një maskë FFP2 apo një maskë kirurgjikale në vend të maskës prej cope të thjeshtë, Rama u shoqërua jashtë avionit prej policisë federale,” shkruan Spiegel.

Endri Fuga, Drejtori i Agjencisë për Media dhe Informim pranë qeverisë nuk e mohoi incidentin, por pretendoi në një postim në Twitter se ai ishte shkaktuar nga stafi i avionit dhe se kompania kishte kërkuar ndjesë.

“Lajm i vjetër, për një incident që në thelb nuk kishte vendosjen e maskës, por sjelljen e pahijshme të njërit prej anëtarëve të ekuipazhit. Ndjesa e kompanisë u pranua që atë ditë”, shkroi Fuga, duke vendosur edhe një foto të një e-maili me kompaninë.

Megjithatë e-maili nuk e shfajëson Ramën nga pretendimet e ngritura në Der Spiegel. Në të kompania është e kujdesshme të shprehet se kërkonte ndjesë vetëm “në rast se sjellja e ndonjë anëtari të ekuipazhit ishte perceptuar si jo e përshtatshme dhe nuk ishte trajtuar me ndjeshmërinë dhe diskrecionin e nevojshëm”.

Spiegel nga ana e saj thotë se drejtuesi i Lufthansas Carsten Spohr e kishte pranuar incidentin në një intervistë për revistën në 1 prill edhe pse nuk e ka përmendur emrin e Ramës. Gjatë intervistës i pyetur për telashet me një “shef qeverie” që kishte refuzuar të vendoste maskën, Spohr ka mbështetur vendimin e punonjësve të kompanisë ajërore për ta larguar Ramën nga kabina e avionit.

“Si për çdo pasagjer asistenti i fluturimit iu lut me mirësjellje zotërisë të vendoste maskën: një herë, dy herë. Pas kësaj drejtuesja e kabinës shkoi tek ai: një herë, dy herë. Pasi edhe pas kësaj nuk ndodhi asgjë kapiteni u kujdes që pasagjeri të zbritej nga bordi i shoqëruar nga policia federale,” tha Spohr.

“Unë mbështes plotësisht ekuipazhin tonë, nuk ka trajtime preferenciale,” shtoi ai.

I pyetur nga BIRN nëse kjo sjellje tregonte standard të dyfishtë dhe nëse kishte qëndrim për sa shkruhej në revistën gjermane ‘Spiegel’, Fuga tha se nuk do i shtonte asgjë asaj që kishte shkruar në Twitter. /Reporter.al



10 Comments

  1. SORRRROSI NUK NJEH SHOQERI NJEH VETEM VEGLA !!

    GJEN NJERZ TE DOBET, ASHTU SI BEJNE JEHOVENJTE, EDHE I PERDOR

  2. Rama u shoqerua per te senator louge.
    Luthansa organizoi fluturimin me avion tjeter.
    Lufthansa kerkoi falje per incidentin.

    Keto jane faktet qe shqupistat e Sali non grades nuk duan ti lexojne.

    1. Luftansa si cdo kompani of toc nuk organizon fluturim tjeter te posacem po ka fluturime te tjera qe cdokush mund ti marre nese ska pengesa. dhe Rame karagjozin pasi ja mbyllen gojen upps halen dmth me mask e lejun te merrte avionin e rradhes. Luftansa nuk i ka kerku ketij shtazes ton falje. Thjesht nenvizon rregullin e pergjithshem se kur kerkohet Falja; ben sikur sdi shqip a si????nejse je patronazhist pagen si do e marresh?

  3. CendriFuga, ky mutshpelares i Rames nuk do te fleje gjume per nja 1 jave i ngrati….
    Po prape s’e kuptoj pse kane nje surrat te gjithe njesoj keta G99-shat si Fuga, Balluksja, Mazniku…dhe Miss Bashkia!

    1. Po u nis me avjonin tjeter jo per detroit por ne Washington dhe me pas shkoi ne Detroit.
      Ka bo kastile Palikari se ne Detroit e pritenin me protest ate dite keshtu qe bere ket palocullek me qellim per te pas arsye me justifiku vonesen.dmth eshte tregu pi seme.

  4. O LLAPSI.
    Po ju keni shkruajtur disa artikuj. E na e keni fiksuar ne mendje. Se ky kryemimstri jon, ka avion privat. E harxhon miliona euro nga taksat tona, me bileta te shtrenjta.
    Po me ca po na del. Rama po u ulka me njerzit e thjesht.

  5. Fug gojorja.
    Dhe haremi i rameshurres.
    Para partizane se mbrapa ka gjermane…
    Usht rrace e poshter bolshevike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *