• |
ide | kryesore

Zyrtari ukrainas: Mbi 500 civilë të vrarë në Kharkiv, midis tyre 24 fëmijë

-Instant, Lajme, Planet



Kreu i rajonit lindor të Ukrainës në Kharkiv ka deklaruar se të paktën 503 civilë kanë vdekur atje që nga fillimi i pushtimit rus më 24 shkurt.

Në një postim në Telegram, Oleg Synegubov tha se midis viktimave 24 janë fëmijë.

“Kjo është një popullatë civile e pafajshme, nuk do të falim asnjë jetë”, ka shkruar ai.

Megjithatë BBC shkruan se shifrat e pretenduara nga Ukraina nuk janë verifikuar në mënyrë të pavarur.

Kharkiv ndodhet 40 km nga kufiri rus me një popullsi prej 1.5 milionë banorësh deri para fillimit të luftës.

 Çfarë ka ndodhur gjatë 24 orëve të fundit në luftën Rusi-Ukrainë

Anija luftarake ruse Detit të Zi, Moskva, është fundosur në det  pasi një zjarr në bordin e saj detyroi ekuipazhin të evakuohej. Ukraina thotë se ka sulmuar anijen, ndërsa Rusia pretendon se municionet në bord janë hedhur në erë

Mbytja e anijes shihet si një goditje masive për marinën ruse

Luftimet vazhdojnë në lindje të Ukrainës, në ditën e 50-të të luftës

Shpërthime janë raportuar edhe në Kiev, si dhe në qytetin Kherson

Presidenti rus Vladimir Putin tha se Rusia do të zhvendosë drejtimin e eksporteve të saj të naftës dhe gazit në Azi. Ai paralajmëroi se vendet evropiane po destabilizojnë tregun duke u larguar nga gazi dhe nafta ruse

Ndërkohë, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka akuzuar vendet evropiane që vazhdojnë të blejnë naftën ruse duke “fituar para në gjakun e të tjerëve”. Në një intervistë për BBC, ai veçoi Gjermaninë dhe Hungarinë.

Zyrtarët rusë vazhdojnë të pretendojnë se Ukraina po sulmon zonat kufitare në Rusi

Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba ka bërë thirrje për dërgimin e më shumë armëve në vendin e tij. Ai tha se ata janë të nevojshëm për të thyer rrethimin e Mariupolit.

Lufta në Ukrainë po ndikon “rënd” ekonominë e eurozonës dhe ka shkaktuar rritje të kostove të energjisë, ndërprerje të zinxhirit të furnizimit dhe besim më të dobët të konsumatorëve, tha shefja e Bankës Qendrore Evropiane, Christine Lagarde.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *