• |
ide | kryesore

Kosovë/ 13 të infektuar me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit, asnjë humbje jete

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ministria e Shëndetësisë në Kosovë  njofton se 13 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës mësohet se në total janë kryer 1.045 testime. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast vdekjeje. Në total numri i rasteve aktive është 484.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 189 doza vaksine kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.824.478 doza të vaksinës.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *