• |
ide | kryesore

Superiore/ Tirana në Rrogozhinë, Laçi pret Dinamon: ja për çfarë luhet në javën e 29-të

-Instant, F1, Sport



Matematikisht asgjë nuk është vendosur, por shumë gjëra janë të orientuara tashmë dhe pavarësisht supersticiozitetit për titull, mbijetesë apo edhe një pjesë të Europës, pak surpriza mund të ketë. Kështu e gjithë vëmendja përqendrohet tek evitimi i playout me dy ndeshjet e të shtunës që thërrasin në cështje Kastriotin e Egnatian. Krutanët e Celës, me 34 pikë në vendin e gjashtë, duhet të përballen në Kamëz me Kukësin e vendit të tretë. Distanca prej tre pikësh nga Egnatia, aktualisht e treta nga fundi, duhet ruajtur për të arritur sa më shpejt shpëtimin direkt, për më tepër që kur Kastrioti të jetë i impenjuar vërtetë me një skuadër të fortë si Kukësi, rrogozhinasit duhet të bëjnë llogaritë me Tiranën kryesuese. Ramadani i mori pikë kuksianëve vetëm një javë më parë, por me bardheblutë është tjetër histori. Fakti që luajnë në shtëpi mund të jetë një favor, por të besuarit e Shehit nuk humbasin prej 7 ndeshjesh dhe 16 pikët që e ndajnë nga Laci janë një garanci për të luajtur pa presion.

Të dielën, Laçi ka mundësinë t’i përgjigjet bardhebluve, me Duron që kundër Dinamos do të kërkojë fitoren e parë që kur është kthyer në pankinën kurbinase. Dinamo është me një këmbë në të Parën, me 7 pikë diferencë nga Egnatia, por Vanoli, me vetëm humbje në krye të skuadrës, do të provojë të bëjë të pamundurën në 8 javët e fundit. Teuta, që do të ketë njohur rezultatet e rivalëve direkt për të evituar playout, do të zbresë në Niko Dovana në orën 16.45 kundër Vllaznisë. Tani bëhet fjalë për të mos rrezikuar dhe Arapi e ka të qartë se duhet të bëjë rezultat kundër një skuadre që duhet të rikuperojë vendin e katërt për të shkuar në Europë. Plori nuk ka fituar ende asnjë ndeshje në pankinën kuqeblu, por pas kalimit në finale me Partizanin, mund t’i ketë ndryshuar kursin shkodranëve. Vllaznia duhet të fitojë me cdo kusht, në kohën kur Partizani, që ka një pikë më shumë, do të luajë kundër Skënderbeut të vendit të fundit, gjithnjë e më i pashpresë për qendrimin në Superiore…

SUPERIORE, JAVA E XXIX
16/04/22
Kastrioti 13 : 45 Kukësi
Egnatia   13 : 45 Tirana
17/04/22
Laçi          13 : 45 Dinamo
Teuta       16 : 45 Vllaznia
Partizani 16 : 45 Skënderbeu



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *