• |
ide | kryesore

Rusët bombardojnë qytetin perëndimor ukrainas, Lviv

-Instant, Arkiva, Planet



Të paktën pesë shpërthime janë regjistruar në Lviv, një qytet afër kufirit të Ukrainës me Poloninë. Tymi i zi u ngrit në një zonë pas shpërthimeve, ndërsa ekipi i BBC pa një raketë në fluturim.

Alarmi i sulmit ajror ra rreth 45 minuta para shpërthimit. Sirena të tilla janë të zakonshme në Lviv edhe pse shumë njerëz ishin ende në rrugë.

Javën e kaluar, qyteti raportoi disa raketa lundrimi ruse të shkatërruara nga zjarri anti-ajror. Pritet që të tjera detaje të bëhen publike në orët në vijim, ndërsa ka pasur të lënduar apo viktima nga shpërthimi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *