• |
ide | kryesore

VIDEO/ Bomba ruse bie pranë gruas ukrainase që kthehej nga pazari

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ky është momenti i frikshëm kur një raketë ruse shpërthen pranë një gruaje ukrainase që po ecën në rrugë duke mbajtur çantat me pazarin e saj. Incidenti dyshohet se ka ndodhur në Kharkiv, një qytet në verilindje të Ukrainës ditët e fundit pas intensifikimit të granatimeve ruse.

Megjithëse raketa shpërthen vetëm disa metra larg saj, gruaja përfundimisht ngrihet dhe largohet nga vendi i ngjarjes. Dy persona të tjerë mund të shihen gjithashtu në sfond duke shmangur goditjen nga shpërthimi.

Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës publikoi imazhet së bashku me një deklaratë të shkurtër duke thënë: “Kharkiv. 2 muaj më parë, askush në Ukrainë nuk mund ta imagjinonte diçka të tillë. Tani po bëhet e zakonshme për shumë ukrainas”. Autoritetet ukrainase kanë konfirmuar se askush nuk u vra nga ky sulm. ©LAPSI.al



3 Comments

  1. raporti normal ne lufte eshte nje civil per nje ushtar

    shikoni pak raportin ne irak, libi etj

    IZRAELI VRET POTHUAJ PERDITE DHE ASKUND NE MEDIA NUK DEGJOHET

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *