• |
ide | kryesore

Presidentin ta zgjedhë populli?/ Rama: Temë për Keshillim Kombëtar ose për mbajtje referendumi në të ardhmen

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryesocialisti Edi Rama ka mbledhur Grupin Parlamentar ku do të bëhet dorëzimi i emrave të propozuara nga deputetët socialist për presidentin/en e re. Ndër të tjera, Rama ka theksuar se Kuvendi do zgjedhë Presidentin dhe ka treguar arsyet se pse nuk mund të zgjidhet nga populli. Kreu i qeverisë shtoi se si rast do të trajtohet në Këshillimin e ardhshëm Kombëtar apo mund të jetë edhe temë për mbajtjen e një referendumi.

“Ka pasur një debat në lidhje me Pse-në e moszgjedhjes së Presidentit nga populli dhe ripërsëritjen e të njëjtit proces që sidoqoftë mbetet një proces i kufizuar në kornizën e veprimtarisë së partive politike në Kuvend. Është një temë e cila meriton të diskutohet. Me të gjitha arsyet në kushtet kur jemi, Presidentin apo Presidenten do ta zgjedhë Kuvendi por ne kemi detyrimin që t’i japim njerëzve mundësinë  të shprehen për këtë temë. Shqipëria mund ta zgjedhë një President nga populli nëse mund ta ndryshojë ngrehinën e vet kushtetuese dhe do t’i japë Presidentit disa instrumente që e bëjnë një figurë të zgjedhur nga populli, një figurë që ka peshën dhe zërin e vet, bazuar në atributet që jep Kushtetuta. Ajo që na duhet në rast se do të shkojmë në rast të zgjedhjes së Presidentit nga populli është një diskutim i gjerë edhe me faktorët e tjerë dhe me popullin se çfarë do të thotë kjo. Kjo do të jetë një temë për Këshillimin e ardhshëm Kombëtar dhe një temë për Referendum popullor. Grupi Parlamentar i PS ka ngarkuar prej kohësh një ekip për të përgatitur dhe ligjin për Presidentin, gjë që nuk e kemi shtyrë më tutje”, tha Rama. 

 



9 Comments

  1. Kur vjen puna per ndryshime radikale dhe dhenien e se drejtes sovranit , te gjithe terheqin bythen menjane . Plehrat e politikes me ndihmen e analisteve “te pavarur ” televizioneve “te pavarura” , shoqerise civile “te pavarur’ dhe gjithçkaje tjeter qe eshte e “pavarur” duan te na mbajne “ne pavaresi” si nje skllav. Jepini kompetenca sovranit dhe e shikoni se si dilni . Keshillimet tuaj te paramenduara se si do te jene jane nje bllof per ta mbajtur ne gjume miletin . Heshtja qe mbizoteron ne kete vend eshte nje ” heshtje vekjeje” , lypset vetem shkrepsja .

  2. Personalisht nuk shof asnje gje te keqe ne keto zgjedhje por vetem kam qejf qe ai qe do te zgjdhet te jete I denje per postin dhe per detyrat e veta

  3. Askush nuk eshte I kenaqur asnjeher por nje gje eshte bere teper mire ne kete zgjedhje qe I eshte dhen fjala gjithsecilit prej nesh te ndaj mendimin e vet per presidentin e ri

  4. Duhet te jemi te njohur me te gjtha ligjet per te dhen nje mendim te duhur dhe per te kuptuar se cfare po ndodh me zgjedhjen e presidentit

  5. Ne rast se nuk e dini kushtetuten atehere shkoni dhe shqyrtojni njerez qe te kuptoni se cfare po ndodh.Cdo gje po behet ne menyren me te mire dhe me te duhur ne zgjedhjen e presidentit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *