• |
ide | kryesore

Kryemadhi: 3 mandate të LSI u shitën në tavolinë nga komisionerët e PD

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi bën fajtore PD-në e drejtuar në atë kohë nga Lulzim Basha për humbjen e opozitës në zgjedhjet e 25 prillit 2021. Madje ajo akuzoi numëruesit e PD-së se kanë shitur 3 mandate deputetësh të LSI-së.

“Besoja se opozita do të fitonte në zgjedhjet e 25 prillit. Të gjithë bëjmë sondazhe dhe ne e dimë shumë mirë se si bëhen si sondazhet në Shqipëri që ndodh se si lëviz për shkak se njerëzit kanë frikë të deklarojnë frikën.

Të paktën mund të them që 3 mandate të LSI janë shitur në tavolinë nga numëruesit e Partisë Demokratike. Pavarësisht se suflerët e Bashës poshtë e përpjetë thonë se ata i kanë shitur mandatet vetë.

Ne disponojmë proces-verbalet e firmosura e numëruesit e PD dhe anëtarëve të PD që del fitues mandati i LSI dhe pas një ore me urdhër nga lart është grisur dhe çuditërisht kamerat kur janë kërkuar për tu parë nuk kanë punuar asnjëherë” – tha Kryemadhi në “Opinion”. ©LAPSI.al



3 Comments

  1. Me sa duket Saliu nuk heq dore nga drejtimi i Foltores me komuniste e kriminele, me bije e bija komunistesh e gra kriminelesh.

    Pikerisht ketu qendron skandali.

    Ne kete dege kryetare per Foltoren nga grupi i shkaterrimit te PD eshte emeruar nga Saliu dhe grupi i tij Onelda Gjin Zefi, e bija e nje ish- punonjesi te Sigurimit te Shtetit ne kohen e diktatures nga Puka, ku me firmen e te atit Gjin Zefit jane burgosur e internuar me qindra persona te asaj zone.Komisioneret e pd se salihut,se lulushi po flinte

  2. sovranistet’ nga cepani dhe vicidoli , dy kusare dhe kriminele ordinere , megjithe te zezat qe i kane bere vendit , jetojne te pa trazuar ne gjirin e lalezit ! Keta muter , as kryetare koperativash , s’do ishin te zotet te benin ne vendet nga vine! Sa per ate adriatikun apo kafsharin e plepave , po e ‘vuan denimin’ duke bredhur Evropen me leket e korrupsionit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *