• |
ide | kryesore

Merret peng një 20-vjeçar në Krujë

-Instant, Lajme, Të fundit



Një 20-vjeçar është marrë peng në Krujë. Burime nga policia bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur në një zonë të pyllëzuar në Krastë. Sakaq, uniformat blu kanë arrestuar autorin, D. H., 22 vjeç, banues në Fushë-Krujë.

Ky i fundit kishte marrë në automjetin e tij tip Audi, 20-vjeçarin B. A., banues në Fushë-Krujë, duke e çuar në një vend të pyllëzuar në Krastë, të cilin, më pas e ka goditur me sende të forta në pjesë të ndryshme të trupit. Sipas policisë, shtetasi D. H. i ka mërrë shtetasit B. A. edhe telefonin që ky i fundit kishte në përdorim.

“Finalizohet, nga Policia e Krujës, operacioni policor i koduar “Krasta”.

Dhunoi në një zonë të pyllëzuar në Krastë një 20-vjeçar, duke i hequr në mënyrë të paligjshme lirinë për motive të dobëta, kapet dhe vihet në pranga 22-vjeçari nga Fushë-Kruja.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, më marrjen e njoftimit se një 20-vjeçar ishte marrë me forcë, në automjet, nga një person ende i paidentifikuar, organizuan menjëherë punën për identifikimin dhe kapjen e këtij personi.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Krasta” u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit D. H., 22 vjeç, banues në Fushë-Krujë. Ky shtetas kishte marrë në automjetin e tij tip Audi, 20-vjeçarin B. A., banues në Fushë-Krujë, duke e çuar në një vend të pyllëzuar në Krastë, të cilin, më pas e ka goditur me sende të forta në pjesë të ndryshme të trupit. Shtetasi D. H. i ka mërrë shtetasit B. A. edhe telefonin që ky i fundit kishte në përdorim.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia, në automjetin tip Audi, që drejtohej nga shtetasi D. H., u gjet dhe u sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, telefoni, që i përkiste shtetasit B. A.

Nën drejtimin e Prokurorisë po punohet për zbardhjen e plotë të motivit të kësaj ngjarjeje.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Plagosja e lehtë me dashje” dhe Vjedhja me dhunë“”, njofton policia.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *