• |
ide | kryesore

Arrestohet 49-vjeçari në Shkodër, i gjendet një arsenal i tërë armësh në banesë

Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia e Shkodrës, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale u vunë në ndjekje të një makine ku kishin informacione se lëvizte një person i armatosur dhe i vunë prangat atij.

49-vjeçari A.Gj. lëvizte me mjetin tip “Volkswagen”, e gjatë kontrollit, policia i gjeti nje armë zjarri, me një krehër me fishekë, si dhe një sasi lëndë narkotike cannabis sativa.

“Gjithashtu, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit A. Gj., shërbimet e Policisë gjetën një armë zjarri automatik, me një krehër me fishekë, 4 krehra, rreth 200 fishekë të llojeve të ndryshme, 26 kapsolla detonatore, 6 detonatorë elektrik, 1 kallëp si ajo e lëndës eksplozive, 2 fitil zjarrpërcjellës dhe një dorezë ebaniti, të cilat u sekuestrua në cilësinë e provës materiale” – njoftoi policia.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *