• |
ide | kryesore

Bordi njofton çmimet e reja të naftës dhe gazit në Shqipëri

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Bordi i Transparencës i mbledhur në datë 23 Prill 2022 vendosi çmimet e reja të shitjes së karburanteve me pakicë dhe shumicë për tregun vendas. Këto çmime reflektojnë ndryshimet që janë shfaqur në tregjet ndërkombëtare.
Nisur sa më sipër, bazuar në metodologjinë e ndërtimit të çmimeve sipas nenit 21/5 të Aktit Normativ, Bordi vendosi:
Miratimin e çmimit tavan të tregtimit me shumicë të produkteve për datën 23.04.2022 deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit, si më poshtë:
• 220 Lekë/litri për gazoilin;
• 200 Lekë/litri për benzinën;
• 92 Lekë/litri për gazit të lëngshëm të naftës.
Miratimin e çmimit tavan të tregtimit me pakicë të produkteve për datën 23.04.2022 deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit, si më poshtë:
• 232 Lekë/litri për gazoilin;
• 212 Lekë/litri për benzinën;

• 104 Lekë /litri për gazit të lëngshëm të naftës.*( çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjeteve do jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburanteve, ndërkohë që në pikat e tjera për konsumatorët familjarë dhe industrial çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën).

Vendimi i Bordit hyn në fuqi dhe do reflektohet në datë 23.04.2022, ora 18.00 p.m, deri në mbledhjen e ardhshme të bordit, me qëllim pasqyrimin në çmimin e shitjes me pakicë të këtyre nënprodukteve, të ndryshimeve të mundshme të çmimeve në tregjet ndërkombëtare.
Çdo operator i shitjes me shumicë dhe pakicë i nënprodukteve të naftës është i detytuar të zbatojë Vendimin e Bordit të Transparencës, në lidhje më çmimet e shitjes me shumicë dhe pakicë.
Organet ligjzbatuese do të kontrollojnë zbatimin e vendimeve të Bordit të Transparencës çdo ditë.
Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullim aktiviteti,heqje licence dhe sekuestrim.



23 Comments

  1. Cmimi i karburanteve ka rene ne te gjithe boten, vetem ne Shqiperi nuk bie. Kuptohet qarte se nuk bie sepse duhen paguar inceneratoret, energjia qe eshte shitur me cmime shume te ulta etj.etj. Shqiptaret rrine urte dhe nuk e kane problem ate pune, qeveria i rrjep cdo dite.

  2. Jemi mesuar pak a dhume me keto rritje cmimesh po ishalla ndalon ajo lufte e poshter e rusise qe ti kthehemi normalitetit

  3. Tpakten cmimet po mbahen konstante, se duke par ca behet jasht shume keq. Cmimet tgjitha jan si pasoj e luftes o njerez

  4. Kudo neper bote ka pasur rritje te cmimeve te karburantit dhe jo vetem.E rendesishme esht qe po punohet per te mbajtur nje cmim te kontrolluar dhe te njejte por sigurisht qe kjo situate do te rregullohet.

  5. SI NUK KENI PIKEN E YNDYRES O PARTONAZHISTA . PER PARTINE EDHE PA E PARE , LEPINI GJITHÇKA QE JU SERVIRET . TURP , NJEREZ PA KARAKTER . NESER DO JU KERKOJNE TJU PERDHUNOJNE DHE PASNESER DO JU KERKOJNE GRATE E SHTEPISE PER PROSTITUTA . KY ESHTE FUNDI I ÇDO NJERIU TE PAYNDYRE , I ÇDO PATRONAZHISTI .

  6. Si ka mundesi qe çmimet jane ne stratosfere dhe ju kenaqeni e lepiheni sikur ska ndodhur gje? Ku furnizoheni me nafte ? Ushqimet ku i bleni ? Nese heshtni sot mos u habisni mot .

  7. Ka lezet kur lexon fjalen ulje,,, koha e krizes po na ben te kalojme situata jo te kendshme por veme re se bordi po i menaxhon teper mire

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *