• |
ide | kryesore

Me shpejtësi tej normave, rreth 200 gjoba pranë “TEG-ut” në Tiranë

-Instant, Arkiva, Lajme



Shpejtësi të frikshme në pikun e lëvizjes, në rrugën e TEG-ut. Radari i policisë rrugore ka kapur mjete duke lëvizur me shpejtësi 145 km/h deri ne 169 km/h.

Prej mëngjesit të sotëm e deri në këto momente 17 leje drejtimi të pezulluara, nga këto 9 për shpejtësi për tejkalim mbi 50 km/h më shumë se sa lejon tabela dhe 8 për shpejtësi për tejkalim mbi 30 km/h më shumë se sa lejon tabela. 

Gjithashtu 38 masa administrative të caktuara për tejkalim të normave të shpejtësisë, por pa sanksionin plotësues të pezullimit të lejes së drejtimit.

-121 masa administrative për mosvendosje të rripit të sigurimit;

-88 masa administrative për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit.

Monitorimi vijon me lëvizje, në të gjitha rrugët e Tiranës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *