• |
ide | kryesore

Tentoi të trafikonte kanabis drejt Malit të Zi, arrestohet 43-vjeçari

Arkiva, Lajme



Një 43-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi tentoi të trafikonte kanabis.

Mësohet se gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin S. K., 25 vjeç dhe pasagjer shtetasin Sh. K., 43 vjeç, në çantën e këtij të fundit, shërbimet e Policisë Kufitare kanë gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa.

Në përfundim të veprimeve, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në DVP Shkodër bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Sh. K., 43 vjeç, banues në Librazhd, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, mbetur në tentativë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *