• |
ide | kryesore

Rama: S’do hiqen nga puna ata që janë në sportele, por s’ka më përballje me qytetarët

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama në një konferencë për mediat foli për revolucionin digjital. Gjatë fjalës së tij, Rama u shpreh se Shqipëri tashmë është ngritur në vendin e 17-të për shërbimet digjitale.

“Vendimi është i prerë në datën 30 prill nuk ka më sportele në Republikën e Shqipërisë, dhe kjo do të funksionojë edhe pse në fillim do të ketë disa ngërçe, por nevoja do t’i bëjë që ta mësojnë. Ne kemi shumëfishuar aplikimet nga fermerët që nga zonat më pranë qyteteve deri në skajet më të largëta dhe nuk ka nevojë për shembull tjetër. Do ta gjejnë rrugën për të aplikuar mjafton të kenë smartphone. Kam kërkuar që Ministria e Brendshme të marrë të gjithë printerat dhe të gjitha letrat në zyrat e gjendjes civile që të mos ketë mundësi të prodhojnë certifikata me letër, është humbje kohe. 7 mln euro janë kursyer nga pagesat e vogla të sporteleve për të marrë letra, do të kursehen edhe më shumë dhe është e padrejtë kur njerëzve vijon t’i jepen certifikata letër, kur çdokush mund të marrë certifikatë pa dalë nga shtëpia. Të gjitha përfshirë edhe famëkeqen hipotekë, pra nuk ka nevojë sot të shkosh tek hipoteka për të nxjerrë pronën tënde. Të gjithë pronat e  Republikës të Shqipërisë në një databazë. Zakonisht janë burrat që i bëjnë me dhimbje koke , dhe i nxjerrin bojën gjithë shtetit,. Ky është një ndryshim kolosal dhe është bukuria e epokës ku jetojmë. Koha e teknologjisë të jep mundësinë t’i hedhësh hapat si duhet, mund të kapërcesh vite të tëra në një vit të vetëm. Sot jemi në vendin e 17 për shërbime digjitale dhe pas nesh janë vende shumë më të zhvilluara se ne.

Dhe çuditërisht mos zhvillimi i mëparshëm është avantazh, sepse nëse Gjermania ka problemin që ka një makineri perfekte shtetërore që është e vështirë ta kthesh në një makineri që bazohet tek sisteme digjitale, ne duke mos e pasur ato makineri, por një ‘karrocë Dyli’ e kemi pasur më të thjeshtë të shkojmë me shpejtësi përpara se vendet e zhvilluara.  Kush nuk do që të hyjë në atë kanalin ku pastaj përfundon me xhepa të shpuar, nuk ka nevojë farë as të njohë njeri, mjafton të hyjë këtu dhe të bëjë aplikimin për të gjitha shërbimet. Ndërkohë nuk e kemi arritur kohën kur martesat të bëhen me aplikim në e-Albania…Të tjerat janë të gjitha online. Pra jemi në një fazë ku përmbyllim një pjesë të konsiderueshme të revolucionit digjital dhe i japin një goditje korrupsionit në shërbim. Tani kemi filluar ta marrim kthesën por jo të plotë…”, tha Rama.



17 Comments

  1. Ukraine preferred slavery of USA over friendship with Russian. Afghanistan, Pakistani, Kurds, south Vietnamese, Iraqi know very well how US payback to it’s followers, Ukrainian are just new addition to list

  2. Kush e beson se KM qenka kaq i paafte sa nuk din se kur qytetari ka nevoje shkon vete skseri

    i derguar nga zyrat dhe i cakton shumen sa duhet te paguaje. vetem ne zyrat e kadastres

    grumbullohen ne forme rushfeti qindra milion euro ne vit , ku vetem per nje

    legalizim qe i takon ne baze te ligjit minimumi eshte 5000 eoro ne dore paraprakisht dhe

    kjo shume rritet per hotelet apo bizneset apo per ata qe qofte edhe nje paqartesi e voge

    dhe shuma shkon edhe ne 50 e 100 mije euro. Vertet i kalojne miliarda euro rushfet

    nen rogoz KM-se dhe drejtorit te tij pa ditur gje ? Valle kaq sy lesh i paskemi drejtorin dhe

    KM-ne ?

  3. Lumturi Ratkoceri, e cila shpesh herë del në qëndrime të ashpra kundër Sali Berishës, e konsideron peticionin si një veprim kundër interesave të Shqipërisë dhe pro interesit personal të Berishës.

  4. Me duket nje zgjidhje e mire kjo pasi punonjesit e sporteleve sa te sorrollasin kot dhe ste japin zgjidhje, sherbimi ne e albania eshte shume here me efektiv dhe e merr certifikaten online duke na kursyer shume kohe

  5. Dhe punonjesit tani sdo kene shume stres nga shume qytetate qe shkojne dhe ankohen . Kjo nisme eshte shumee e vlefshme per kedo sepse eshte edhe lehtesim kohe

  6. Fiks fare pra dhe punonjesi nuk kane pse shqetesohen fare do punojn rehat qe nga shpia online do shofin dhe ndeshjet e fundit te milanit qe kan ngel te bojn tifo se mbase fito kampionatin

  7. Te fituarit ne kete pune jane: koncesionaret qe kane marre kete dhurate nga Paulini, dhe patronazhistet qe si gjithmone do te shperblehen per sherbimet e kryera per partine dhe udheheqesin e dashur.

  8. Nje nisme shume e mire nga qeveria platforma online sepse dhe mbarojme pune me shpejt e nuk do presim ne radhe po nuk do rrime e te sorollatemi neper zyra

  9. Ne fakt ky palla i gjate eshte martuar “on line”.
    Ky 25 vjec ja beri djalin babai se s’ishte i afte, kur u be 55, ja beri Linda “on line”.
    Po ne se kenje ankese, ku ta besh, on line? Keta ste japin pergjjgje sy me sy e jo me tani qe ske kujt ti ankohesh,. Menyra me e mire per ti vjedhur pronat te tjereve.

  10. Brigada mavi paska dale si gjithmone ne mbrojtje te Ramazonit. Eshte e njejta dore me emrat, Qazimi, Xhaviti,Olta,Klajdi,Alda,Deivi,Edvin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *