• |
ide | kryesore

FOTO/ Inter humbi ndeshjen por fitoi grupin: Radu në lot pas gafës, Dumfries i del para kameras

-Instant, Sport



Gafa e minutave të fundit ndaj Bolonjës i kushtoi humbjen Interit dhe i komplikoi cështjen titull. Autori i gabimit fatal në Dall’Ara ishte Ionut Radu, portieri i dytë i zikaltërve i thirrur për të zëvendësuar të dëmtuarin Handanovic, me një dalje huq të pabesueshme që i hapi rrugën 2-1 të Sansones. Megjithatë, e gjithë skuadra zikaltër u shtrëngua rreth portierit të tyre, i cili dukshëm u trondit edhe në minutat e fundit të ndeshjes. Pas bilbilit të trefishtë të fundit, Radu shpërtheu në lot në rrugën e kthimit për në dhomat e zhveshjes dhe shokët e tij të skuadrës, duke filluar nga Dumfries, i cili qëndronte para kamerës që po filmonte skenën, vrapuan për ta ngushëlluar.

Me holandezin nxituan menjëherë të vinin pranë portierit edhe Correa dhe Cordaz, portieri i tretë, i cili edhe në dhomat e zhveshjes tentoi të fliste me portierin rumun dukshëm të dëshpëruar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *