• |
ide | kryesore

Kërkesa për divorc shkak i sherrit, si goditi me thikë kunatin në Durrës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ngjarja ndodhi në lagjen nr.15 të qytetit bregdetar. Sherri mes kunetërve ka nisur pasi i plagosuri kishte kërkuar të divorcohej nga motra e autorit.

Sipas gazetares Klodiana Haxhiaj, Spiro Toli u plagos me thikë nga kunati i tij Festim Hoxha. Gjithçka thuhet se ka nisur pasi disa ditë më parë Toli ka shkuar në banesën e Hoxhës në Sukth, ku ka lënë gruan e tij, për të cilën kishte pohuar se nuk e donte më dhe se donte të ndahej. “Nuk e dua më. Do ndahem prej saj”, kaq mjaftoi që Festim Hoxha të ‘tërbohej’ dhe më pas të qëllonte me thikë kunatin e tij.

Aktualisht autori i ngjarjes ndodhet në arrati, ndërsa policia i është vënë pas për ta arrestuar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *