• |
ide | kryesore

U kap me 13 kilogram drogë, arrestohet i riu shqiptar në Itali

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një 25-vjeçar shqiptar, me precedentë penal dhe pa dokumenta në Itali, u arrestua nga Karabinierët e Bolonjës pasi ju gjendën 13 kg kokainë.

Mediat italiane shkruajnë se pasditen e vonë të së martës 26 prill, një patrullë policie e angazhuar në një shërbim të kontrollit të trafikut rrugor ndaloi dhe kontrolloi një makinë të vogël të drejtuar nga 25-vjeçari shqiptar, i cili i ra në sy pasi kishte menjëherë një qëndrim shumë nervoz dhe evaziv.

Dhe ishte pikërisht gjendja e nervozizmit të pamotivuar që shtyu karabinierët për ta çuar në kazermë. Në përfundim të operacioneve të kërkimit të makinës, të kryer edhe me ndihmën e njësive të qenve, u gjet një zgavër e punuar me dorë poshtë sediljes së pasme të makinës.

Brenda kishte 13 pako drejtkëndëshe kokainë, rreth një kilogram secila, të mbyllura dhe të paketuara me kujdes. Shqiptari u arrestua dhe u dërgua në burgun e Bolonjës. Përveç kokainës, janë sekuestruar edhe dy telefona dhe 350 euro.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *