• |
ide | kryesore

Atentati në Vlorë/ Djali i kryeplakut dhe një polic nxorën armët për një vajzë (VIDEO)

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një sherr i nisur pak ditë më parë për një vajzë dyshohet se është përshkallëzuar deri në përdorimin e armëve pasditen e kësaj të premteje në Vlorë.

Burime të lapsi.al thanë se në konflikt janë përfshirë djali i kryeplakut të fshatit Kaninë, Juxhino Aliraj (Todi), 24 vjeç dhe një efektivi policie të Delta Force, Lisian Myrtaj.

Burime nga policia e Vlorës thanë se Aliraj ka qenë duke dalë nga banesa e tij së bashku me të dashurën kur ndaj makinës së tij është hapur zjarr dhe njëri prej plumbave ka prekur xhamin e parmë. Makina rezulton në emër të babait të tij.

Policia ka sekuestruar gëzhojat e gjetura në vendin e ngjarjes. Efektivi i policisë Lisian Myrtaj është shoqëruar në komisariat dhe tashmë ndaj tij po kryen veprimet nga SHÇBA nën drejtimin e prokurorisë së Vlorës. Ai mësohet të ketë thënë se ka qëlluar për vetëmbrojtje, por rrethanat janë ende duke u sqaruar.

Juxhino Todi, është larguar dhe nuk është gjetur ende nga policia. Forcat e rendit janë duke ushtruar kontrolle për ndalimin e tij. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *