• |
ide | kryesore

Tris në derbi e vendi i tretë në renditje: me 10 lojtarë Partizani dërgon Dinamon në Kategorinë e Parë

-Instant, Sport



Fitore në derbi dhe vendi i tretë në renditje në 90 minuta të vetme. Për Partizanin nuk mund të kishte kombinim më të mirë, pas fitores 3-1 me Dinamon që është pothuaj me të dy këmbët në Kategorinë e Parë. Humbja e gjashtë radhazi e Vanolit dhe nëse matematika e mban ende në lojë, për nëndetëset fatet janë të vendosura.

Mehmeti merr një fitore të vendosur pothuaj në pjesën e parë, edhe pse skuadra e tij luajti për më shumë se 50 minuta me 10 lojtarë, duke dënuar ish-skuadrën e tij me rënien nga kategoria: 11 pikëë nga Egnatia, që duhet ende të luajë. Partizani, nga ana tjetër, arrin një fitore të rëndësishme në garën për Europën, duke mundur në “Selman Stërmasi” një kundërshtar të drobitur nga seria e gjatë e humbjeve.

Sfida nisi mjaft mirë për të kuqtë, të cilët kaluan në avantazh të dyfishtë pas vetëm 30 minutash lojë. Stenio Junior shënoi golin e avantazhit në minutën e 26, ndërsa katër minuta më pas ishte radha e Carës të tundte rrjetën dinamovite. Dinamo u fut në lojë pa u mbyllur pjesa e parë dhe u duke se mund të bënte ndoshta edhe më shumë se rikuperimi, sepse penalltia me të cilën Ibraimi i coi shifrat në 2-1 e la Partizanin me një lojtar më pak, pas Matondo doli nga fusha me karton të kuq.

Dominim steril i Dinamos në pjesën e dytë, me blutë që patën raste të shumta shënimi, por pa mundur të ndëshkojnë kundërshtarin, që mbrojti me të gjitha forcat avantazhin, duke tentuar kundërsulmin si armë të vetme – armë që do ta nxirte fitues në shtesë ku Cara kompletoi dygolëshin e tij, duke shënuar të tretin për Partizanin, që ngjitet momentalisht në vendin e tretë, në pritje të ndeshjes së Kukësit, ndërsa Dinamo vazhdon të mbahet te matematika për të shpresuar në mbijetesë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *