• |
ide | kryesore

Frederik Ndoci: Ish gruaja lezbike dhe varësia e vajzës me drogën

F1, Paparazzi



Në intervistën e tij të fundit Frederik Ndoci ka bërë disa deklarata mjaft te bujshme në lidhje me jetën e tij personale.
Ai ka folur më shumë për vajzën e tij Klean me të cilën tha se ka marrëdhënie shumë te mira si dhe problemet e saj me lëndët narkotike.
Klea pati deklaruar më parë që problemet e saj me drogën të cilat nisën që në moshën 12 vjeçare.
Artisti u shpreh se kjo ishte periudha me e keqe për vajzën e tij dhe ishte shumë me fat që ajo arriti të largohej nga ky ves dhe të kishte emisionin e saj televiziv.
Gjithashtu ai është kthyer pas në kohë dhe ka folur për marrëdhënien me aktoren Sesilia Plasari me të cilën luajti në filmin “Edhe kështu,edhe ashtu”.
Ata u bënë mjaft të njohur me rolin e Andit dhe Almës dhe sipas këngëtarit mes tyre pati mjaft flirt dhe kimi edhe pse ai ishte i martuar asokohe.
Frederiku tregon se ishin dy puthje mes aktorëve të cilat nuk u bënë pjesë e filmit.
Më tej ai ka folur dhe për marrëdhënien me gruan e tij të pare dhe si ai zbuloi se ajo ishte lezbike.
“Pasi u bëmë me dy fëmijë, i morëm në krahë dhe vendosëm të iknim jashtë. Pastaj sa shkuam në Amerikë, ajo më tha ‘Unë dua Suzanën, jo ty’. Unë merrja pjesë në filma nga 2-3 muaj, ajo merrte një shoqe se kishte frikë të flinte vetëm”- u shpreh ai.
Frederiku shtoi se atëherë ne nuk i dinim mirë këto marrëdhënie të tilla sepse nuk ishim të edukuar rreth këtyre çështjeve.



2 Comments

  1. duhet te tregosh se deshe ta ndaje kur te transferuan ne shkoder por e more perseri per te evitu transferimin ne dukagjin.prinderit e saje kishin pozite ne pushtetin e kohes e nga kjo ti perfitove per qendrimin ne tirane e pjesemarrjen ne grupin (nuk po me kujtohet emri).por idiotesite e tua bene qe te largojne nga tirana.ti aq sa ishe nje gengetar i mire por edhe tri here me shume ishe idiot e injerant per jeten.je nje mashtrues i ndyre qe e akuzon ish gruan.ti nuk meritoje asnje grua por jeta i ka keto.nuk mund te dilje ndryshe nga familja qe kishe

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *