• |
ide | kryesore

Rrezikoi jetën e binjakëve, Hope Solo vendos: “Do të futem në një program për trajtimin kundër alkoolit”

-Instant, Sport



Vetëm pak javë më parë ajo u gjet pa ndjenja pas timonit të një automjeti në Karolinën e Veriut me binjakët e saj 2-vjeçarë brenda dhe më pas u arrestua për rezistencë ndaj policisë dhe kundërvajtje të tjera të lehta. Pothuajse një muaj pas atij episodi të shëmtuar, legjenda e futbollit amerikan për femra, Hope Solo, vendosi vullnetarisht të përballet me demonët e saj dhe të shtrohet në një klinikë të specializuar për pacientët e varur nga alkooli. Këtë e ka bërë të ditur ish-portierja e kombëtares amerikane përmes një postimi në Twitter.

Ish-portierja e Kombëtares së Shteteve të Bashkuara për femra, Hope Solo, njoftoi në një postim në Twitter se është gati të hyjë vullnetarisht në një program trajtimi kundër alkoolizimit, duke u shtruar në spital dhe, për këtë, ka kërkuar që futja e saj në National Soccer Hall of Fame të shtyhet deri në vitin 2023. Legjenda e futbollit me yje e vija, 40 vjeç tashmë, u arrestua më 31 mars pasi u gjet pa ndjenja pas timonit të një automjeti në Karolinën e Veriut me binjakët e saj 2-vjeçarë brenda.

Në tweet, Solo shkroi, “Kam kontaktuar me Hall of Fame dhe me respekt kërkova shtyrjen e ceremonisë sime për në vitin 2023. Do të futem vullnetarisht në një program trajtimi kundër alkoolizimit me regjimin e shtrimit në spital për tu përballur sfidat e mia me alkoolin. Në këtë moment, energjitë dhe fokusi im janë tërësisht të drejtuara drejt shëndetit tim, shërimit dhe kujdesit për familjen time. Dua të falënderoj Hall of Fame për mbështetjen e tyre dhe për mirëkuptimin e vendimit tim.”

Hall of Fame lëshoi një deklaratë duke thënë, “Portierja legjendare USWNT dhe anëtare e National Soccer Hall of Fame del 2022 Hope Solo ka zgjedhur të shtyjë hyrjen e saj deri në vitin 2023. NSHOF mbështet plotësisht vendimin e saj dhe pret me padurim ta nderojë atë dhe arritjet e saj historike, në ceremoninë e vitit të ardhshëm.”

Hope Solo u akuzua për drejtim të makinës në gjendje të dehur, kundërvajtje dhe rezistencë ndaj arrestimit pasi refuzoi të dilte nga makina. Ajo refuzoi gjithashtu një test alkooli, që përkthehet në pezullimin automatik të patentës së saj për një vit. Pasi kaloi një pjesë të natës në burg, ajo u lirua dhe pritet të dalë në gjykatë më 28 qershor. Solo bëri 202 paraqitje për Shtetet e Bashkuara dhe ishte pjesë e ekipit fitues të Kupës së Botës në vitin 2015, përvec se ka fituar edhe medaljet e arta olimpike në 2008 dhe 2012.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *