• |
ide | kryesore

E bija e paditi për dhunë/ Arrestohet 36-vjeçari, i gjenden edhe armë e fidanë kanabisi

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia e Kukësit ka arrestuar një 41-vjeçar, pas denoncimit të vajzës së këtij të fundit për dhunë. Mësohet se e mitura 14-vjeçare ka treguar se i ati ushtronte dhunë të vazhdueshme ndaj saj. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e Mentor Balavias, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri, një armë gjahu çifte, sasi municioni luftarak dhe disa fidanë të dyshuar narkotikë kanabis, të kultivuar në gota plastike.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprat penale “Dhuna në familje” “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *