• |
ide | kryesore

Në garë për kreun e PD, Spaho tregon dy kandidatë që do të jenë përballë Berishës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ish-kryeministri Sali Berisha mbetet kandidati kryesor për kreun e PD, por përballë tij priten edhe emra të tjerë. Po cilët janë emrat e mundshëm?

Duket se këtë kuriozitet e ka shuar disi, deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho, i cili bën pjesë në Komisionin e Rithemelimit.

Teksa ka qenë i ftuar në Ora News, Spaho rrëfeu se ka dëgjuar se pjesë e garës do të bëhen edhe Fatbardh Kadilli me Edvin Kullurin.

Ish-nënkryetari i selisë blu u shpreh: “Kam dëgjuar për Fatbardh Kadillin, Erdin Kullurin”.

Të dy emrat e përfolur janë të njohur në PD, si kritikë të deklaruar hapur të ish-kryetarit Lulzim Basha.

 



6 Comments

  1. Mes fituesve janë dhëndri i Berishës, Jamarbër Malltezi, nipi i tij Sevalgon Berisha, kushëriri Mal Berisha, kushërira Fjoralba Dizdari, mbesa Mimoza Hajdarmataj, nuni Bujar Vukaj e sekretarja e tij Valdete Vorpsi.

    Po ashtu kishte një pjesë të konsiderueshme të emrave të lidhur me fondacionet dhe aktivitetet e Sorosit, i cili, sipas Berishës, loboi për shpalljen e tij non grata

  2. Qesharaku dhe qylexhiu Edmond Spaho ekspozon kandidaturat e “forta” qe do kandidojne krahas Bishes Berisha. Karogjeslleqe sic eshte vete Mond kryeqylexhiu PD.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *