• |
ide | kryesore

Protestë në Rinas/ Banori: 25 km për të blerë bukën, bllokohet qarkullimi

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Edhe këtë të martë banorë e Rinasit kanë dalë në protestë pasi kundërshtojnë vendimin e Autoritetit Rrugor Shqiptar që e bën me një sens lëvizjen drejt Aeroportit Ndërkombëtar “Nënë Tereza”. Banorët e zonës janë ulur këmbëkryq në asfalt duke bllokuar qarkullimin e automjeteve. Në një deklaratë për mediat, një prej banorëve tha se për të marrë një bukë në dyqan i duhet të bëjë rreth 25 km rrugë, ndërsa shtoi se fëmijët nuk kanë nga ikin për në shkollë.

“Për të dalë për të blerë një bukë, duhet të bëj 25 km. Duhet të iki në Fushë-Krujë, i bie se s’kam nga dal. Të vijë ambulanca, s’ka ku futet. Nuk kam zgjidhje, jam në burg me ajrim. S’kemi si e bëjmë ndryshe. Fëmijët nuk kanë nga ikin për në shkollë. Jemi një nga fshatrat më të rregullt, s’kemi pasur probleme as në 97-ën. S’kemi as ujë as drita. Sa të bjerë një pikë shi, ikin dritat, jemi të penalizuar. Jemi 690 votues, plus fëmijë. S’po kërkojmë asgjë tjetër, kërkojmë vetëm lëvizje brenda fshatit”, tha protestuesi.



1 Comment

  1. forca Ksatrati, Zamir, Mulgec,Frangaj e me rradhe.. Grabisni dhe rruget dhe ajrin , ti hiqni qafe te gjithe qe nga maloket e saliut, qe nga gruqiret si Cucrat e kompani dhe te mbreterpojne rehat femijet dhendurret e Rames Berishes, Gramozit, Doshit se nuki ju duhen njerezit buburrecer ne kete vend se vetem telashe ju sjellin. Me nje menyre a nje tjeter hiqini qafe te gjithe

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *