• |
ide | kryesore

VIDEO/ Martohet në spital infermierja ukrainase që humbi këmbët nga një minë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Më 27 mars, Oksana, një infermiere 23-vjeçare ukrainase nga qyteti Lysychansk po ecte me të dashurin e saj Victor kur u godit nga një minë. Ajo humbi të dyja këmbët dhe 4 gishta të dorës së majtë, ndërsa partneri i tij nuk u lëndua. Pasi iu nënshtrua 4 operacioneve në vendlindje, ajo u transferua në Dnipro, ku iu shëruan plagët dhe iu përgatitën proteza.

Një javë më parë, ajo dhe Victor u evakuuan në Lviv, ku u martuan. Ceremonia u zhvillua në Repartin e Kirurgjisë të spitalit Lviv, ku ndodhet e shtruar e reja. Oksana dhe Victor janë bashkë prej 6 vitesh dhe kanë dy fëmijë, por nuk gjetën kohë për t’u martuar. Pas gjithë asaj që ka ndodhur, ata kanë vendosur që hapi i madh nuk mund të shtyhej më.

Kështu që Victor bleu unazat e martesës në Lviv dhe gjeti një fustan të bardhë për Oksanën. Torta u përgatit nga vullnetarë. Videoja e kërcimit të parë të të dyve si burrë e grua është bërë virale dhe po trondit botën. Siç raporton Sky News, çifti së shpejti do të zhvendoset në Gjermani, ku gruaja do të marrë trajtim të mëtejshëm. ©LAPSI.al



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *