• |
ide | kryesore

Kim Cattrall zbulon arsyen e mungesës në ‘And Just Like That’

-Instant, Paparazzi, Slider



Kim Cattrall ka adresuar për herë të parë mungesën e saj në vazhdimin e ‘Sex And The City’

Gjatë një interviste me Variety, Kim zbuloi gjithashtu arsyen e vërtetë pse u largua nga ekskluziviteti gjatë bisedimeve për një film të tretë.Aktorja luajti rolin Samantha Jones në serinë origjinale dhe dy filmat që pasuan, por nuk u shfaq në serialin e HBO Max ‘And Just Like That…’

“Nuk më është kërkuar kurrë të jem pjesë e vazhdimit. I bëra të qarta ndjenjat e mia pas filmit të tretë të mundshëm, kështu që e mora vesh si gjithë të tjerët – në rrjetet sociale”, deklaroi ajo.

Aktorja pranoi se nuk ishte e kënaqur me historinë e Samantës për filmin e tretë SATC, pasi personazhi i saj supozohej të merrte “foto intime nga Brady, djali adoleshent i Mirandës.

Duke kritikuar skenarin , Kim sugjeroi: “Pse nuk mundet Samantha, e cila zotëron kompaninë e saj , të detyrohet ta shesë atë për shkak të vështirësive financiare? 2008 ishte i vështirë. Ajo duhej t’ia shiste atë një djali dhe kjo është dilema që ajo ka.”

“Dua të them se ky  është një skenar që ishte e një prej përfaqësuesve të mi, dhe mendova se ishte një ide e mrekullueshme. Ky është një konflikt. Në vend të një djali të mitur…”

“Do të kisha preferuar që të gjithë ne të kishim një lloj ngjarjeje për të garantuar një film të tretë. Kjo nuk ndodhi”, vazhdoi ajo.Por gjithashtu, isha gati. Dhe kjo është pikërisht ajo që dëshiroja: të jem në vende të ndryshme duke luajtur personazhe të ndryshëm, sepse jam një aktore karakteresh.Dhe sado e vështirë të ishte, dhe aq e frikshme sa është të ngrihesh në këmbë dhe të mos ngacmohesh nga shtypi, fansat apo kushdo tjetër – thjesht të thuash, jam mirë. Ishte shumë mirë të punoja me ju. Më pëlqeu shumë, por nuk pranoj,” shpjegoi Cattrall.

Ndërkohë që Kim mungonte në vazhdimin e serialit, Samantha ishte ende e përfshirë në historinë përmes mesazheve me tekst të shkëmbyera mes saj dhe personazhit të Sarah Jessica Parker, Carrie Bradshaw.

Kur u pyet se si ndihej për shfaqjen që “vazhdoi personazhin” pa të, ajo u përgjigj: “Është e çuditshme, apo jo? Nuk di si të ndihem për të.  Jam krenare, që kam lënë diçka pas. Unë e doja Samantha-n . E doja aq shumë. Shfaqja origjinale është në të gjithë imagjinatën tonë. ”/Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *