• |
ide | kryesore

U plagos pas sherrit me adoleshentin grek, ndërron jetë 31-vjeçari shqiptar në Kretë

Arkiva, Lajme



Mediat greke shkruajnë se ka ndërruar jetë një 31-vjeçar i plagosur disa ditë më parë nga një shtetas grek. Ai kishte marrë plagë të rënda në kokë, ndërsa thuhet se ka ndërruar jetë dje në spital, ku ndodhej i shtruar prej 27 prillit.

Vlen të përmendet se 31-vjeçari u përfshi në një sherr në Sieta.

Pas ngjarjes policia e ka arrestuar të miturin grek, por u lirua nga Gjykata. I mituri tha se gjatë sherrit, shqiptari kishte rënë dhe kishte goditur kokën, duke marrë plagë të rënda.

Por hetimet do zbulojnë nëse shqiptari u qëllua nga i mituri apo plagët u shkaktuan pas rrëzimit në tokë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *