• |
ide | kryesore

Kërkohej prej autoriteteve spanjolle në të gjithë botën, 55-vjeçari kapet në Tiranë

-Instant, Lajme, Të fundit



Një 55-vjeçar është vënë pranga ditën e sotme me finalizimin e operacionit të koduar policor “Madrid”, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafikim narkotikësh.

Bëhet e ditur se i arrestuari me qëllim ekstradimin është biznesmeni Nikolin Janina, i cili rezulton të jetë lideri i një grupi kriminal me përbërje spanjolle dhe turq, të cilët trafikonin sasi të ndryshme heroine, morfinë dhe Opium në disa shtete të Evropës.

Sipas asaj që raportohet në media, në kuadër të këtij grupi kriminal që dyshohet se drejtohej nga biznesmeni i pllakave dhe hidrosanitareve, policia dhe prokuroria spanjolle, ka sekuestruar një sasi prej 53 kg e 380 gramë heroinë.

Autoritetet e drejtësisë spanjolle në vitin 2015 kanë marrë një vendim për caktimin e masës së “arrestit me burg” ndaj Janinës, duke e akuzuar këtë të fundit për akuzën e “Pjesëmarrjes në grupe kriminale të trafikimit të narkotikëve”.

Në datën 12 korrik 2017, Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur të sekuestrojë 13 pasuritë e Janinës, duke urdhëruar që ato tashmë të administrohen dhe përdoren nga Agjencia e Administrimit të Pasurive të Paluajtshme pranë Ministrisë së Financave.

Dy muaj pas këtij vendimi, oficerët e policisë kryen ekzekutimin e këtij vendimi në hipotekë dhe në terren.

Janina ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi autoritetet gjyqësore në Spanjë, kanë lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal i Spanjës.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese spanjolle, vijon procedurat për ekstradimin e tij në Spanjë.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *