• |
ide | kryesore

Vendimi i gjykatës 3 orë para se 31-vjeçari Ilvi Meta të vetëvritej

-Instant, Lajme, Të fundit



 31-vjeçari Ilvi Meta u gjet i pajetë rreth orës 19:00 të mbrëmjes të së mërkurës në një prej qelive të komisariatit të Kavajës.

I riu u arrestua me urdhër të gjykatës pasi ishte i dyshuar për vjedhjen e një banese në Kavajë më datën 2 prill.

Forcat e policisë e mbyllën në dhomat e izolimit rreth orës 15.00 dhe katër orë më vonë ai u gjet i pajetë.

Ai dyshohet se është vetëvarur me rripin e kapuçit të bluzës që kishte veshur. Për këtë shkak janë vënë nën akuzën e shpërdorimit të detyrës 3 punonjës policie që me veprimet dhe mosveprimet e tyre nuk kanë parandaluar ngjarjen.

Në pranga ka rënë nën komisari Betrit Berhamaj  dhe inspektorët Bexhet Beriberi dhe Reshit Kola. Dyshohet se punonjësit e policisë nuk zbatuan procedurat standarte të trajtimit të personave të ndaluar duke e lejuar të mbante rripin me të cilin kreu vetvrasjen.

Ndërsa babai i viktimës nuk e beson versionin e hetimeve paraprake. Sipas tij i biri është vrarë.

Më poshtë, dokumenti i vendimit, 3 orë para se Meta të vetëvritej, ku atij i është caktuar masa “Arrest me burg”.



6 Comments

  1. Me keto qe lexoj bindem akoma me shume se kjo eshte nje vrasje e paster shteterore .
    Ketu nuk ka drejtesi sepse drejtesia behet me komanden e mavive .
    Komisar me parcela droge , komisar qe kerkojne dashnore , komisar qe bashpepunojne me hajdutet , komisar qe bashpunojne ngushte me kriminelet , komisar qe te vrasin per teket e tyre .
    Vend mafioz dhe i frikshem

    1. Po ato robt qe ka shku me vjedh ky nuk jan te shkrete?
      Po pse ky qe vdiq nuk ishte horr???
      Padyshim qe nqs e kane vrare policat duhet te marrin denimin e merituar, por nuk demtohet shume shoqeria nga kjo vdekje, nje horr me pak…

      1. E KUPTON REALITETIN KUR E PROVON NE LEKUREN TENDE , NUK TA UROJ . POR DUA TE THEM SE KUR INDIVIDI BEN KRIMINELIN ESHTE NORMALE DHE PER KETE ESHTE POLICIA POR ESHTE SHUME E FRIKSHME KUR KRIMINELIN E BENE SHTETI .

  2. Dhe nje tjeter shteti paguan keto portale per tna hedhur hi syve duke nxjere letra gjoja qenka prere urdher arresti.

  3. Prandaj,largohen te rinjte prej vendit te tyre.Shqiperia,eshte mbushur,me kriminele,90 perqind e te cileve,shteterore,me police,qe merren me drogera,transport dhe trafikim,me kultivim kanabisi,poloce qe merren me pedofili,komisare,qe kerkojne dashnore,prej kolegeve te tyre,me patronazhiste mavi,qe me pare i quanim spiune 70 leksha,me plotikane,qe na u bene bisnesmete por shume te sukseshem,me deputete e ministra,qe na investojne strategjikisht ne ekonomi (por vetem ne sektorin e turizmit).Gjynah,qe largohen,se nuk kane per te pare dhe ndjere,te mirat dhe mbrekullite,qe do na vijne,prej Ballkanit te hapur,deri ne shkyerje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *