• |
ide | kryesore

Efektivi i policisë vret me armën e shërbimit vëllain

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Shëngjin, vràsje, eliminimin, armë, Mat, trupi, Tiranë



Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kosovë. Mësohet se një polic ka vrarë me armë vëllanë e tij në fshatin Gushtericë e Poshtme të Graçanicës. Zëdhënësja e policisë së Kosovës, Flora Ahmeti tha se i dyshuari është arrestuar.

“Sot rreth orës 15:00, kemi pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri, në fshatin Gushtericë e Poshtme të Graçanicës. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të cilat kanë hasë në një person pa shenja jete”.

“Vdekjen e viktimës (mashkull) e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Personi i dyshuar (zyrtar policor) është arrestuar ndërkohë që aktualisht hetuesit policorë në bashkëpunim me IPK-në, kanë nisur një hetim për sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin”, tha Ahmeti.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *