• |
ide | kryesore

Pamje pak pas zjarrit, digjen 4 makina në Shkodër (VIDEO)

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Gjatë natës janë djegur katër makina në zonën e Bexhistenit në hyrje te qytetit të Shkodrës.

Ngjarja është regjistruar rreth orës 02:00 të mëngjesit, ku kanë qenë banorët ata të cilët kanë njoftuar forcat zjarrfikëse. Hetuesit kanë dyshime se autoret kane patur per qellim te digjnin mjetin qe kishte ne perdorim shtetasi Gazmend Dushku, nje Audi A 6 me targe AB 006 GD e cila eshte djegur plotesisht.

Sipas të dhënave nga vendi i ngjarjes janë tre mjete të djegura plotësisht dhe një pjesërisht.

Dyshohet se zjarri në njërat nga makinat mund të ketë qenë i qëllimshëm, ndërkohe që më pas si pasojë erës ato janë djegur njëra pas tjetrës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *