• |
ide | kryesore

Të fundit në Europë për numrin e mjekëve për banorë/ Meta: Pasojë e koncesioneve dhe pagave të ulta

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kreu i shtetit, Ilir Meta ka ngritur shqetësimin për largimin e mjekëve nga vendi. Duke iu referuar një statistike të Fondacionit Europian të burimeve njerëzore të kualifikuara, që e rendit Shqipërinë si vendin e fundit në Europë për numrin e mjekëve për banorë, Meta shprehet se kjo është pasoje e dëmeve që shkaktuan koncensionet në mjekësi, ndërsa ngre shqetësim edhe pagat e ulëta të mjekëve.

Reagimi i plotë

Fondacioni Europian i burimeve njerëzore të kualifikuara e rendit Shqipërinë si vendin e fundit në Europë për numrin e mjekëve për banorë. Një tregues dramatik dhe alarmant i përkeqësimit të shërbimeve, por edhe të gjendjes shëndetësore të popullatës.

Kjo është pasoja e dëmeve të pallogaritshme që prodhoi mjekësia koncensionare, korruptive dhe e trajtimeve fiktive, që u mbylli shtigjet e karrierës dhe të profesionit mijëra të rinjve mjekë dhe infermierë, që u detyruan të braktisin Shqipërinë për të shërbyer në klinikat dhe spitalet e Gjermanisë dhe Europës.

Ndaj renditemi ndër të parët në kontinent për numrin e lartë të vdekjeve nga pandemia COVID-19 në raport me popullsinë, për shkak të mangësive alarmante në personel të kualifikuar dhe pajisje shëndetësore, që ndikuan në strategjinë e gabuar që u ndoq në zbulimin, parandalim dhe mjekimin e duhur.

Nuk ka sesi të mos renditemi të parët edhe për frekuencën e shfaqjeve të sëmundjeve sistemike dhe kronike, kur një mjek paguhet 20 herë më pak se një tellall i Qeverisë që del çdo natë në banaqet televizive dhe paguhet si drejtor marketingu në spital.

Largimi i mjekëve dhe i infermierëve duhet të ndalet dhe do të ndalet vetëm kur të çmontohet kapja e sistemit nga pak duar oligarkësh të cilët po mbajnë peng shëndetin e popullit, por edhe karrierën dhe të ardhmen e profesionistëve të shëndetit.

Koha për të ndalur këtë shkretim të programuar nga “Rilindja”!



4 Comments

  1. Dy standartet e Berishës në protestën për vdekjen e 31-vjeçarit në Kavajë/ Gazetarja e mbërthen: Pse nuk reaguat kur në 2011 u vranë 4 njerëz

  2. Nuk mund te krahasohet 21 Janari qe ishte grusht shteti me vrasjen ne komisasriat. Vetem dylberet mavi ngaterrojne kekun me byrekun

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *