• |
ide | kryesore

Fshihnin kokainën në gjoksin e partnereve, dy të rinjtë shqiptar arrestohen në Greqi

-Instant, Lajme, Të fundit



Dy të rinj shqiptar në Greqi janë arrestuar pasi fshihnin drogë në gjoksin e partnereve të tyre.

Grupi i trafikantëve të drogës u kap nga policia greke pasi dy të rinjtë 24 dhe 26 vjeç “ranë në sy” me veprimet e tyre.

Ata dilnin të katërt bashkë me një bebe në rrugët e Pieras.

Pasi grupi u kap mat nga policia, është konstatuar se partnerja e 24-vjeçarit kishte fshehur në gjoks 3 qese të vogla me kokainë, ndërsa partnerja e 26-vjeçarit po ashtu me të njëjtën “skemë”, kishte fshehur drogë, si dhe 460 euro, shkruan media greke. 

Para efektivëve të policisë partnerja e 24-vjeçarit ka deklaruar se droga ishte e burrit të saj dhe e kishte fshehur që ai të mos arrestohej.

Ndërkohë dy shqiptarët kanë deklaruar se drogën e kishin për përdorim personal, por kjo nuk i ka bindur policët grekë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *