• |
ide | kryesore

Inzaghi ‘macja e zezë’ e Allegrit: tekniku i Inter do ta provojë sërish në finalen e Kupës së Italisë

-Instant, Sport



Simone Inzaghi e di si bëhet: ajo e së mërkurës në mbrëmje (në orën 21:00) do të jetë finalja e pestë kundër Juventusit. Deri më tani ai ka fituar tre nga katër – duke përfshirë Superkupën e Italisë në Janar – dhe prandaj kërkon pokerin kundër bardhezinjve. Interi mbërrin në takimin e fundit të Kupës së Italisë me një skuadër pa dëmtime, dje u rikuperua edhe Bastoni dhe me kontributin e 300 punonjësve zikaltër, që do të ndjekin skuadrën në Romë.

Kryqëzimi i parë mes Inzaghit dhe Juves daton në gusht 2017, Superkupa e Italisë: trajneri aktual i Interit, në atë kohë te Lazio, fitoi trofeun e tij të parë si trajner duke mposhtur Allegrin falë golit të Murgias, në minutën e 93. Në fund të sezonit erdhi revanshi i Allegrit, që fitoi Kupën e Italisë duke mposhtur 2-0 bardhekaltrit me golat e Bonucci dhe Dani Alves. Përplasja e tretë u regjistrua në 2019, përsëri Superkupa, por këtë herë Inzaghi bëri më mirë përballë Sarrit, në atë kohë te Juve (dhe sot te Lazio): përfundoi 3-1. Inzaghi kaloi në epërsi ndaj Allegrit në janarin e kaluar, duke fituar Superkupën e Italisë falë golit të Sanchez në minutën e fundit të kohës shtesë.

Interi do të kërkojë trofeun e tetë të Kupës së Italisë, që mungon nga sezoni 2010-11, me formacionin e plotë. Me rikuperimin e Bastonit, edhe mbrojtja kthehet ajo titullare, ndërsa përpara Dzeko do të tentojë të rikthehet te goli (mungon prej 6 ndeshjesh) me ndihmën e një Lautaro në superformë dhe një Calhanoglu që tashmë ka prekur shifrën e dyfishtë të asisteve në sezon.

Në Olimpico – siç shpjegon Gazzetta dello Sport – do të ketë një mbështetje shtesë për ekipin, ajo e 300 punonjësve që do të udhëtojnë për në Romë, të organizuar direkt nga shoqëria dhe nga Steven Zhang, për t’i falënderuar në mënyrë simbolike për punën e të gjithë klubit në këtë sezon.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *