• |
ide | kryesore

Rivali i Berishës kërkon shtyrjen me dy javë të zgjedhjeve për kryetarin e PD

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ibsen Elezi, kandidati në garë përballë Sali Berishës për kreun e PD-së me 22 maj njoftoi sot publikisht kandidimin e tij. Në një konferencë për mediat, ai kërkoi shtyrjen e zgjedhjeve me 2 javë për të pasur mundësi për fushatë.

“Do ti drejtohem me një kërkesë Komisionit të Rithemelimit dhe Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit Elektoral pranë PD. Kërkoj dakordësi për këto kërkesa: Largimin nga komisioni të kryetares Albana Vokshi dhe Eno Bozdo si persona të implikuar në proceset e manipulimit të votave në zgjedhjet e 13 qershorit dhe 17 korrikut 2021. Shtyrjen e datës së zgjedhjeve me afat 14 ditor për shkak të pamjaftueshmërisë kohore. Zhvillimin e takimeve elektorale të përbashkëta me debat publik para anëtarësisë ashtu siç u premtua nga kandidati rival përgjatë gjithë foltoreve.” 

Ai tha se Foltorja shkeli premtimet e Kuvendit, duke kryer një akt tradhëtie ndaj demokratëve.

Kandidimin tim e shoh si detyrim për tu përballur me këto fenomene negative, tha ai, teksa prezantoi platformën e tij të mbështetur në dy kolona, zgjerimin e kësaj force politike dhe kthimin e saj te vlerat konservatore.

“Rithemelimi po ofron modelin Basha dhe ka figura të diskretituara në opinion ndërsa unë ofroj një rrugë të re me figura të reja politike që japin shpresë për një fitore në të ardhmen” tha Elezi.

“Demokratë, kjo nuk është garë e barabartë dhe e vështirë por jam këtu me besimin se do të kem mbështetjen e secilit prej jush” përfundoi ai.



11 Comments

  1. Boll me te gjithe kundra PDs. Mosni se nuk eshte me mire ne komunizem, pavaresisht ngjyrave. Boll me. Ti e dije kur ishte data dhe mos u fusje. Dhe dreqi ta haje se nuk ke koke per kandidat per kryeminister.

    1. Po paska koke Ramazani mesues vizatimi per KM dhe s’paska koke ky qe ka qene me medalje ari ne olimpiada matematike????

      Ibseni, mire keq po i kerkon Berishes te dalin te bejne debat normal si konkurente, tek e fundja si cdo parti e djathte ne bote ben kur zgjedh kryetarin e saj. Kaq po kerkon! Mos eshte valle antidemokratike?

    1. Po pse detyrimisht duhet te jesh i shitur te kandidosh? Te pakten, ky mire keq ka marre parasysh sfiden dhe doli si burre te perballet me Berishen. Jo si skuthat e tjere, me Kadilla me shoke qe i thone Berishes, ik ti te hyj ne gare une.

      Gara prandaj eshte gare, provoje bythen me me te ‘fortin” nese je i pergatitur. Kjo eshte gare mendsh, idesh do ja dyluftim gladiatoresh qe po ke frike se po shkon per lesh. Nese demokratet degjojne cdo kandidat ne debat, pastaj e kane ne dore ata se ke zgjedhin. Ne duhet te mesohemi me debate e platforma qe dhe kur te votosh, te votosh per ate qe te mbush mendjen por jo te votosh derr ne thes dike qe ta sjellin “pulle poste” apo ta vene si “zgjedhje te vetme”.

      Vota e lire dhe konkurimi jane themeli i demokracise. Po u deformuan keto, pjerdhi ne te pastaj, cdo gje shkon mysybet me pas sic ka shkuar gjithmone.

  2. Shum mir e bën Ibsen! Foltorja po rrezikon të kthehet në një moçal siç ishte partia në kohën e Bashës.

    Mos ndalo, ke mbështetës opozitar që dinë edhe tradhtarët bashistë, por edhe gabimet e Berishës. Urime të mëtejshme!

  3. O Arber, po ta njohesh mirë Ibsenin, karakterin e pikëpamjet e tij nuk do flisje kështu, apo je i futur këtu vetëm për diversion?

  4. Berisha po vetëofrohet për negociata, pasi atë nuk e konsideron njeri në këtë proces.

    Rama e ka refuzuar, duke thënë se për të është i “vdekur politikisht”.

    1. Rama eshte i “denuar” ta njohe, “po e njeh” dhe do ta “njohe akoma me mire” Berishen sepse ka filluar i meret fryma sa here qe ja ze emrin ne goje Berishes. Per me teper, do e njohe si Ceçua sepse smund te anashkaloje faktin se Berisha perfaqeson opoziten. Alibasha, BardhBasha e LulBasha perfaqesojne aq elektorat sa ka partia e Nard Ndokes. Shume shpejt do nderroje “melodine” shoku Paulin.

  5. O ipsen. Ik mer te qifsha ropt.
    Ke byth ti dhe i del doktorit perpara. Ai ty te ha me gjith zhele. Ku ke byth ti me debatu me te. Ai eshte nivel i lart nga Biden e lart.

    1. O mik, ketu e dhive pak, nivel i larte Biden😂 qe shkon ti dhene doren hijeve😂.
      Sa per Ibsenin, te sygjeroj te kerkosh ne youtube video te Ibsenit qe kur ka fol ne kuvendin e 2017 e ketej. Ato qe ja tha Ibseni ne sy Berishes qe atehere se ku do perfundonte Pd ja me Lulzimin e lulzimsat, ndodhi ne 2021. Berisha e kuptoi se dolen fjalet e Ibsenit vetem kur ja futi thiken Lul Brava pas shpine ne 2021.

      Nigjoje njeher Ibsesin ca thote, pastaj do e kuptosh se ke bere gabim qe e shan.

  6. Nje dylber mavi ketu thote qe Ibseni eshte i shitur sepse po hyn ne gare, nqs sdo hynte do thonin qe perse nuk hyri njeri ne gare. Si gjendet karari miletit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *