• |
ide | kryesore

Tiranë, 50-vjeçari bie nga kati i 6-të i pallatit dhe humb jetën

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Tiranë, ku një burrë ka rënë nga kati i 6-të dhe për pasojë ka humbur jetën. Viktima eshte 50-vjeçari Krenar Aliu.

Njoftimi i policisë:

Më datë 10.05.2022, rreth orës 16:55, në rrugën “Kasem Shima”, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga kati i gjashtë i një banese ku ishte duke punuar, shtetasi K. A., 50 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.



1 Comment

  1. Kohet e fundit ka shume vetevrasje, burra dhe gra, te moshuar dhe te rinj, por kjo nuk shqeteson instancat e shtetit, sociologet apo psikologet.

    Keto raste po trajtohen shkurt me njoftimin e policise, si edhe aksidentet rrugore.

    Media e angazhuar plotesisht ne deklarata ditore politikanesh, veshjet e tyre dhe “procesin” qesharak presidencial qe u hodhi Rama per te mbuluar gjendjen e rende social-ekonomike te vendit, nuk gjen hapesire per qytetarin.

    Aburditeti arriti kulmin kur Fevziu na e mbushi “Opinionin” nje mbremje te plote me listen e me te pasurve te botes dhe sa kish njeri apo tjetri. Pastaj plasi nga te ftuarit, por me shume nga te ftuarat “kultura” e tyre per detaje te ketyre pasurive.

    Duket sikur gazetaret tane qe pretendojne nivel te larte profesional e kane mbushur thesin e na mbajne me perralla, ose jetojne ne boten virtuale ku i shtyn cdo dite e me shume Kryeministri yne, sponsorat e financues te padukshem, te cilet jane te interesuar per trullosjen e shqiptareve e jo informimin per hallet qe jetojne.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *