• |
ide | kryesore

Zelensky: Forcat ukrainase rimarrin kontrollin e fshatrave në Kharkiv

-Instant, Lajme, Planet



Sipas një njoftimi, forcat ukrainase kanë rimarrë kontrollin e fshatrave në veri dhe veri-lindje të Kharkiv, duke nxitur një kundërofensivë që mund të sinjalizojë një ndryshim në vrazhdën e luftës dhe të rrezikojë përparimin e forcave ruse, sipas The Guardian.

Trupat ukrainase kanë rimarrë gjatë ditëve të fundit, kontrollin e Cherkaski Tyshky, Ruski Tyshki, Borshchova dhe Slobozhanske, në veri të Kharkiv. Këshilltari i ministrisë së mbrojtjes Yuriy Saks tha se Ukraina kishte zbrapsur forcat ruse jashtë rrezes së Kharkiv, qyteti i dytë më i madh i Ukrainës dhe që ndodhet në veri-lindje, i cili ka qenë nën sulmin e vazhdueshëm që nga fillimi i luftës.

Operacionet ushtarake të forcave të armatosura të Ukrainës rreth Kharkiv, veçanërisht në veri dhe veri-lindje të Kharkiv, janë një sukses. Presidenti i Ukrainës Zelensky gjithashtu konfirmoi lajmin gjatë fjalimit të tij kombëtar.

“Forcat e Armatosura të shtetit tonë na dhanë të gjithëve lajme të mira nga rajoni i Kharkiv. Pushtuesit po largohen gradualisht nga Kharkiv.  I jam mirënjohës të gjithë ushtarëve tanë që po mbrojnë vendin dhe po tregojnë rezistencë kundër pushtuesve. Dikur ushtria e dytë më e fuqishme në botë.

Forcat e Armatosura të Ukrainës po bëjnë gjithçka për të çliruar tokën dhe popullin tonë. Për të çliruar të gjitha qytetet tona – Kherson, Melitopol, Berdyansk, Mariupol dhe të gjithë të tjerët,” theksoi Zelensky.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *