• |
ide | kryesore

Shansi i Kosovës në Këshillin e Evropës/ Nervozizmi i Vuçiç dhe një keqardhje e Ramës për Serbinë 

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme

Kosova aplikoi këtë të enjte për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Aplikimin në selinë e Këshillit të Evropës, në Strasburg u bë nga ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, Donika Gërvalla.

Gërvalla tha se shpreson për një përgjigje pozitive, ndërsa e quajti këtë një kapitull të ri për Kosovën.


“Sot hapet një kapitull i ri për Kosovën në Këshillin e Evropës. Sot fillon procedura e shqyrtimit të kërkesës sonë, e cila do të kalojë nëpër instanca të ndryshme të Këshillit të Evropës, të Asamblesë Paralementare dhe Këshillit Ministror. Kosova e meriton të jetë anëtare e Këshillit të Evropës” u shpreh ajo në një video-mesazh në rrjetet sociale.

Fjalën përfundimtare do ta japë Asambleja Parlamentare, e cila përbëhet nga përfaqësuesit e shteteve anëtare. Duhen 2/3 e votave që Kosova të marrë një përgjigje pozitive, por shanset për një përgjigje pozitive janë të mëdha. Optimizmi shtohet pas përjashtimit të Rusisë në 16 Mars të këtij viti nga Këshilli i Evropës, për shkak të luftës në Ukrainë.

Kundërshtimi i Serbisë 

Presidenti Aleksandër Vuçiç thirri menjëherë mbledhjen e Këshillit të Sigurimit në Beograd. Sipas tij, Kosova shkeli Marrëveshjen e Uashingtonit dhe atë të Brukselit.

“Neve na takon të mos hyjmë në urrejtje dhe në një psikozë konflikti, por të japim një përgjigje të fortë, në mënyrë të përgjegjshme, racionale dhe serioze”, tha Vuçiç për mediat vendase.

“Serbia do të bëjë çmos për të treguar se mund ta shpëtojmë vendin tonë” shtoi ai.

Marrëveshja e Uashingtonit u nënshkruan më 4 shtator 2020 në Shtëpinë e Bardhë në prani të presidentit të atëhershëm të SHBA-së, Donald Trump.

Keqardhja e Ramës për Serbinë 

Në një intervistë nga Brukseli, ku pati një darkë pune me drejtuesit e shteteve të Ballkanit Perëndimor, Edi Rama qartësoi se ishte në anën e Kosovës.

“Kjo nuk do diskutim fare. Ne jemi shumë të qartë. Ne nuk kemi asnjë ekuivok. Ne jemi në mbështetje absolute të Kosovës në çdo hap dhe për çdo gjë që lidh Shqipërinë, Kosovën dhe komunitetin ndërkombëtar” u shpreh kryeministri i Shqipërisë.

Por në fjalën e tij ra në sy shprehja e keqardhjes për Serbinë në këtë rast, pasi siguroi se në “demarshet e Kosovës në arenën ndërkombëtare, ne jemi 100% me Kosovën”. 

“Serbia sigurisht është në të drejtën e vetë të mendojë krejt ndryshe, na vjen keq për Serbinë në këtë rast, por ne do të mbështesim Kosovën” u shpreh Rama.

Organizatat ndërkombëtare ku është anëtarësuar Kosova

Kosova e shpalli pavarësinë në vitin 2008, por ende nuk është anëtarësuar në disa organizata të rëndësishme ndërkombëtare.

Ajo nuk është ende anëtare e Bashkimit Evropian, as e Organizatës Botërore të Tregtisë, as e Organizatës Ndërkombëtare të Policisë Kriminale e të tjera.

Serbia ka qenë e angazhuar në fushatë për pengimin e Kosovës, së bashku me mbështetësen e saj kryesore në arenën ndërkombëtare, Rusinë.

Kosova, megjithatë, ka arritur të anëtarësohet në disa organizata ndërkombëtare – në mesin e tyre: Banka Botërore, Fondi Monetar Ndërkombëtar, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Komiteti Olimpik, Federata Evropiane e Futbollit dhe Federata Botërore e Futbollit. ©LAPSI.AL 

45 Comments

  1. kete radhe jemi me kosoven , na vjen keq per serbine thote kurva 2 metroshe
    ptuuuuuuuuuu ,,,, te qifsha degjenerimin tend fisnor o fiskurve

    1. A u votua sot, me urdher te Rames dhe Vucicit,kunder boshnjakeve dhe pro serbeve nga zaret e Rames, ne menyre qe Bosnja te votoje kunder Kosoves ne Keshillen e Evropes? Te presim e te shohim

  2. Ai sot votoi hapur kunder rezolutes anti serbe, ju thoni Rames i vjen keq per Vucicin. Ne fakt zagaret e tij ne parlament, xhon-serbet e rinje. Deri sot mendonim qe vetem Rilindja i bindej Rames, dhe jo Ish partia socialiste e vjeter. por sot shihje se si zgerdhiheshin edhe ish socialiste te vjeter, si Petrua dhe ai chihuahua Erion Brace, qe cuditerisht i kane dal Rames kunder ne cdo gje, por jo sot , jo kunder serbeve.

    1. rama na rivertetoi se jemi dhe do i gjindemi prane kosoves, tregoi qendrimin e tij ndaj serbise , dhe sduhet harruar fakti se pertej cdo qqendrimi t mbajtur na afrojne dhe rregullojne mardheniet me BE

    1. Sigurisht qe do i mbaje krahe Kosoves sic ka bere gjithmone dhe na e ka treguar kete gje ne shume situata.Shpresojme qe dhe keshtu te afrohemi me afer hyrjes ne BE

  3. Bravo per qendrimin e mbajtur z Kryeminister. gjithmone do te jemi me vellezerit tone kosovar duke i dhene mbeshtetje per gjithcka.

  4. Gjithmone krah Kosoves.Keqardhje per Vucic qe k kaluar kaq shume kohe e nuk po ecen dot perpara.Njeri pa karakter.

  5. Me vjen mire qe Rama po mbeshtet Kosoven dhe eshte gjihmone i gatshem te flase per te drejten e saj dhe kundershton njerez si Vucic qe spo e pranojne dot qe tashme kemi te bejme me nje shtet te pavarur.

  6. Kosova eshte nje vend i pavarur qe ka luftuar per te mbrojtur kulturen dhe pavaresine e saj.Tashme duhet te njihet dhe nuk duhet te ekzistoje me diskutimi per te njohur Kosoven si shtet.Si Rama dhe gjithe qytetaret shqiptare do te jene prane Kosoves ne cdo kohe.

  7. Rama gjithmone e ka mbeshtetur kosoven.Ama me vjen mire qe po perpiqet te mos krijoje konflikte te panevojshme

    1. Keni qene gjithmone prane kosoves ne cfaredo lloj situate z rama dhe serbise i keni treguar vendin qe duhet te mbaje gjithmone bravo

  8. Kosova eshte shqiperi , rama shkoi e vizitoi ne hage thacin nuk shkoi vucic ne kemi qene gjithmone prane njeri tjetrit dhe do ta mbajme njeri tjetein deri ne fund bravo rama

  9. Pervec mbeshtetjes se kosoves duhet te mbajme mardhenie te mira edhe me nderkombetaret pasi jeni ne nje periudhe qe kemi nevoje per to pasi po synojme BE kshuqe beni mire qe punoni me to dhe bravo qe mbani gjithmone krahun e vellezerve tone

  10. Gjithmone do jemi krah kosoves dhe serbia duhet ta pranoj qe kosova esht e pavarur dhe mbeshtetja e rames ndaj kosoves eshte nje tjeter lajm pozitiv

  11. Gjithmone kemi qene te vetedijshshem ne cdo situate per qendrimin e shqiperise ndaj kosoves por z,RAMA na verteti dhe njehere se ne mbeshtesim dhe jemi krah Kosoves

    1. ti meriton 10 sufllaqe sepse nga emri palloshin e ke grua . e dine ti o patronazhiste qe palloshin e quajne edhe gruan e bilalit?

  12. MOS PERHAPNI INFORMACIONE FALSE !!!
    Rama tha keqardhje qe nuk e pranojn vendimin e kosoves si nje shtet legjitim dhe i pavarur dhe se jemi 100% me kosoven
    Lajmi shkruhet ashtu sic thuhet jo ashtu sic ju do juve plera lepirsat e sales ngelet gjith jeten robit qe i conte bote me naft serbis gjat luftes ne kosov

  13. Nuk mund te mos dilte karakurva mavi me 20 komente me tekst te perafert. Ptu ndyresire shet bythen e qelbur per ti sherbyer Rame kokaines

  14. O Bushat,
    te drejtohem ty se kuptohet qe eshte dora dhe llogjika jote e analizes. Pafsh Zotin drysho ate lloj stili prej nje kurve te jargavitur dhe peshtire kur analizon shprehjen e fytyres me ate cfare deklaron tjetri sikur bytha jote eshte psikoanalist leshi.

  15. Çim Peka sfidon Amerikën.

    Ai tha përballë Sonila Meços, se ata nuk do t’ja marrin në gojë Amerikës, por do e kontestojnë atë.vetem salihut e likes ja merr ne goje ky Qimi kryeshpellkari i medias

  16. Gjiri i Lalzit i ka kompleksuar politikanët. Në vitin 2015 ato ranë pre e grabitjeve ordinere dhe Policia nxori zbuluar pronarët si Flamur Noka dhe Arben Ristani. Nga turpi që s’i kishin deklaruar vilat, nuk u ankuan kurrë publikisht a në polici. Edhe Arben Krajës së SPAK u raportua se i ndodhi e njëjta gjë në 2021.

  17. Berisha nuk e hedh një minë nëse nuk e ka të sigurt që vret. Berisha është një nga vrasësit e Srberbenicës, miliona tonë nafte kanë shkuar nga Shkodra, Gjakova dhe Struga te Milloshevici. Ai e di që ndodhet në prag të një hetimi ndërkombëtar për shkak të thyerjes së embargos së naftës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu