• |
ide | kryesore

Kosova në Këshillin e Europës, Franca me 2 qëndrime

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ambasadori e Francës në Serbi, Pierre Cochard tha se anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është një vendim i njëanshëm, të cilin vendi i tij nuk e mbështet. Sipas asaj që raportojnë mediat serbe, prioritet në këtë rast duhet të jetë dialogu Kosovë-Serbi i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian dhe se bisedimeve duhet t’u jepet një dinamikë e re.

“Kandidatura për në Këshillin e Evropës është një vendim i njëanshëm dhe ne nuk i mbështesim ato vendime dhe e konsiderojmë dialogun një prioritet. Temë prioritare është edhe çështja e personave të pagjetur. Kjo është prioritet për ne”, – ka thënë ambasadori.

“Ne i kuptojmë aspiratat e Kosovës për t’u bashkuar me institucionet evropiane dhe mirëpresim faktin që ata janë rreshtuar me qëndrimet evropiane në lidhje me Ukrainën. Megjithatë, lëvizjet e njëanshme nuk i lehtësojnë gjërat dhe mund të çojnë në rritjen e tensioneve”, – ka shtuar ai.

Por ndryshe u shpreh pak orë më pas ambasada e Francës në Kosovë në një deklaratë për mediat. Përmes një njoftimi në Facebook, ambasada franceze thotë se vendimi për aplikim në KiE i takon Kosovës si shtet sovran.

“Vendimi për të aplikuar në Këshillin e Evropës i takon Kosovës si shtet sovran. E ardhmja e Kosovës është të bëhet anëtare e tij. Prioriteti aktual është rinisja e dialogut ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, i cili do të kontribuojë në afrimin e tyre evropian dhe në stabilizimin afatgjatë të Ballkanit.

Ne u bëjmë thirrje të dyja palëve që të angazhohen plotësisht në këtë drejtim dhe të përmbahen nga çdo veprim i njëanshëm që mund të nxisë tensione”, – thuhet në njoftimin e ambasadës franceze në Prishtinë. ©LAPSI.al



2 Comments

  1. E nga mos jete Franca e dyzuar, lexoni me poshte qendrimet e miqve te Balkanit te Hapur! thotë:

    Katër shtete kanë tërhequr vendimet e tyre për njohjen e pavarësisë së provincës serbe të Kosovës dhe Metohisë.
    Kështu deklaroi të premten ministri i Jashtëm serb, Nikola Selakoviq, cituar nga televizioni dhe radio kanali serb RTS.
    Ai këtë deklaratë e ka bërë pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare.
    “Këshilli i Sigurisë Kombëtare ka autorizuar presidentin të njoftojë kur e sheh të arsyeshme se cilat vende janë në fjalë,” citohet të ketë thënë Selakoviç nga televizioni dhe radio kanali serb RTS.
    Ministri vuri në dukje se Serbia po u jep mundësi vendeve anëtare të Këshillit të Evropës që të refuzojnë ta pranojnë Kosovën dhe Metohinë në organizatë.
    “Në këtë mënyrë ne duam të tregojmë gatishmëri për negociata dhe gjetjen e zgjidhjes përmes dialogut, jo në mënyrë të njëanshme”, theksoi Selakoviq.
    Ai shtoi se qeveria serbe do të vazhdojë të ndërmarrë hapa aktivë për të siguruar që sa më shumë vende të refuzojnë të njohin pavarësinë e rajonit autonom të Kosovës dhe Metohisë, duke theksuar se në këtë konfrontim autoritetet serbe do të udhëhiqen nga interesat shtetërore dhe kombëtare. .
    Këshilli i Sigurisë Kombëtare i Serbisë u mblodh më herët të premten në lidhje me faktin se autoritetet e Kosovës paraqitën një kërkesë zyrtare për pranimin e krahinës në Këshillin e Evropës një ditë më parë.
    Krahina autonome serbe e Kosovës dhe Metohisë, e populluar nga një shumicë etnike shqiptare, shpalli në mënyrë të njëanshme pavarësinë nga Serbia në vitin 2008 pas një konflikti të përgjakshëm. Shumica e vendeve perëndimore e kanë pranuar masën, por Beogradi vazhdon ta konsiderojë tokën një pjesë integrale të shtetit serb.
    Kujtojmë se një ditë më parë presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha se kishte marrë informacion zyrtar se Kosova ka aplikuar për anëtarësim në Këshillin e Evropës.
    Ai tha se Prishtina ka treguar se ka shkelur brutalisht dhe ka shkelur marrëveshjen e Uashingtonit, pas dhjetë vjetësh të shkeljes së marrëveshjes së Brukselit dhe Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
    “Ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për të treguar se mund të luftojmë, të mbrojmë vendin tonë, mentorët e Prishtinës janë shumë më të fortë, këtë lojë e udhëheqin vendet kryesore perëndimore dhe ne jemi një vend i vogël liridashës që ruan sovranitetin e tij dhe të drejtën e tij. për të vendosur”, tha Vuçiq.
    Presidenti i Serbisë theksoi se “nuk do të ketë tërheqje dhe zhvatje, do të bëjnë gjithçka për të njohur të ashtuquajturën Kosovë dhe neve na takon ta mbrojmë vendin tonë”.
    “E ashtuquajtura Kosovë ka marrë mbështetje nga Shtetet e Bashkuara për t’iu bashkuar Partneritetit për Paqe, e të gjitha këto nuk kushtojnë shumë për ta nëse nuk marrin dritën jeshile nga Serbia”, shtoi presidenti.
    Vuçiq shtoi se “kjo ka një efekt shtesë në marrëdhëniet në rajon”, duke pyetur veten “kush ka nevojë për këtë dhe kush e ka bindur Prishtinën që ta paraqesë këtë iniciativë”.
    “Ne nuk do ta njohim pavarësinë e Kosovës, por përgjigja jonë duhet të jetë e zgjuar dhe e mençur në mënyrë që të ruajmë paqen dhe stabilitetin, të jemi të vendosur, të fortë dhe vendosur, të fortë dhe këmbëngulës në mbrojtjen e interesave tona në dëshirën për të arritur një zgjidhje kompromisi dhe për të respektuar atë që është nënshkruar”. , komentoi Vuçiq.
    Në mars, Iniciativa Evropiane e Stabilitetit (ESU), një institut me qendër në Berlin, i bëri thirrje Kosovës që të aplikonte për anëtarësim pas pezullimit të Rusisë dhe tha se Prishtina kishte të gjitha votat që i nevojiteshin për t’u bashkuar me organizatën, duke pasur parasysh se 34 nga 46 anëtarët e saj e njohin Pavarësia e Kosovës

    1. E cfare ke dashur te thuash me ate copy-paste kaq te gjate ? Qendrimi i Serbise dihet , dhe ata po veprojne ne menyre konsistente qe prej 20 vitesh. C’lidhje ka qendrimi jo i qarte i Frances me ate qe ke shkruar ? C’lidhje ka ‘ miqte e ballkanit te hapur’ me ate qe ke shkruar ? Kete qendrim Serbia ka patur dhe para se te niste iniciativa e ballkanit te hapur. Kete qendrim ka patur Serbia dhe kur u ra dakort per procesin e Berlinit. Perse per ‘ procesin e BErlinit ‘ nuk paska qene pengese qendrimi i Serbise , kurse per ballkanin e hapur qenka nje pengese ? Dihet boterisht qe Franca ka qene gjithmone nje aleate e sllaveve . Asgje te re ne kete histori.
      Kesaj i thone te besh politike me fragmente ‘ copy-paste’ me te cilat nuk arrin dot te asgumentosh asnje ide e asnje qendrim. Me nje fjale propagande per gomere.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *