• |
ide | kryesore

I dogjën makinën gjatë natës, zbardhet dëshmia e oficerit të policisë në Shkodër

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Automjeti i një oficeri të policisë në Shkodër është djegur në orët e para të mëngjesit të se shtunës. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Tre Heronjte”, pak meter larg shtëpisë se policit Sokol Kroni.

Ai kishte parkuar automjetin e tij, si çdo natë tjetër teksa rreth ores 04:00 të mëngjesit, ka vënë re zjarrin. Mbërritja e repartit zjarrfikës ka bërë të mundur shuarjen e flakëve por makina është djegur pjesërisht.

Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin kur një djalë i ri, më kapuç, afrohet pranë automjetit e lyen me lende djegëse dhe i vendos flaken. Zjarri rrezikon edhe autorin i cili duket se shpëton mrekullisht pa u përfshirë nga flaket edhe ai vetë. Me pas, autori largohet me shpejtësi nëpër rrugicat e lagjes.

I pyetur nga koleget e tij dhe prokuroria, oficeri i policisë, Sokol Kroni ka deklaruar se nuk ka konflikte me njeri. Ai aktualisht mban detyrën e policit të zonës në piken turistike të Thethit. Dyshimet janë se ngjarja mund të këtë ndodhur për shkak të detyrës që mban.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *