• |
ide | kryesore

Atentati në Lezhë, momenti kur Blerim Preçi del i traumatizuar nga makina (Video)

-Instant, Lajme, Të fundit



Ky është momenti ku shihet Blerim Preçi vetëm pak minuta pas atentatit ndaj tij në dalje të Lezhës. Ai del i traumatizuar nga makina, ndërsa dëgjohet një qytetar që këshillon 28-vjeçarin që të futet brenda në lokal dhe të marrë në telefon ambulancën dhe policinë.

Blerimi udhëtonte sëbashku me kushëririn e tij Klisman Preçi, kur një makinë tip “Audi” iu afrua dhe hapi zjarr ndaj tyre.

28-vjeçari Blerim Preçi, dyshohet se është ndjekur për disa kohë dhe autorët i dinin lëvizjet e tij. Sapo ka dëgjuar të shtënat Blerim Preçi ka frenuar makinën dhe më pas është hedhur në lëvizje e sipër. Makina ka vijuar të ecë dhe ka dalë jashtë rruge pas disa metrash.

 



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *