• |
ide | kryesore

Eriksen, rikthimi i bujshëm te Tottenham e Conte fare pranë: “Dua të luaj ende në Champions League”

-Instant, Sport



Pas infarktit të tmerrshëm qershorin e kaluar në Euro 2020, Cristian Eriksen ka rilindur me fanellën e Brentfordit dhe tani ai dëshiron të rikthehet në kompeticionin që i përshtatet më së miri talentit të tij: “Do të doja të luaja sërish në Champions League”, tha ai për TV skandinav Viaplay. “Kam disa oferta në tavolinë dhe duhet të mendoj se çfarë është më e mira për mua. Më pas do të marr vendimin tim”. Fjalë që kanë bërë të bien menjëherë kambanat e merkatos në Angli dhe, sipas Daily Mail, mundësia e rikthimit të tij te Tottenham, nën urdhërat e ish-trajnerit të tij te Inter, Antonio Conte, po merr gjithnjë e më shumë formë.

Një rikthim që do të kishte një shije shumë romantike, por që te Brentford askush nuk do të donte që të ndodhte, sepse që nga ardhja e danezit në shkurt, skuadra, debutuese absolute në Premier League, ka bërë një hap cilësor që e ka çuar në vendin e njëmbëdhjetë, me 46 pikë, pa rrezikuar asnjëherë të zhytet në luftën për të mos rënë nga kategoria.

“Ka ende shumë për të bërë këtu në Brentford – tha trajneri Thoms Frank në fund të ndeshjes së fituar kundër Everton – dhe Christian mund të na japë një dorë të madhe. Unë kurrë nuk kam pasur asnjë dyshim për gjendjen e tij fizike në fushë: nuk ishte një dëmtim, por një problem në zemër që ai e zgjidhi”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *