• |
ide | kryesore

Kush e solli dhe cili ishte mesazhi që dha Mike Pompeo në Tiranë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Vizita e ish-Sekretarit Amerikan të Shtetit Mike Pompeo në Tiranë ngjalli kërshëri që në momentin që ajo u njoftua pak ditë më parë.

Kush e sjell ish-krahun e djathtë të Donald Trump? Pse vjen ish-kreu i CIA në kryeqytetin shqiptar. Çfarë mesazhi do të japë? Kë do të takojë? A është një mbështetje për krahun e Bashës, Yuri Kim apo Berishës?

Ish-sekretari Pompeo u shfaq fillimisht mëngjesin e së hënës në një ceremoni të Universitetit të Tiranës i cili i dha atij titullin “Honoris Causa” dhe ku përveç falënderimeve të rastit nuk pati ndonjë mesazh të veçantë.

Më pas ai doli në krah të kryeministrit Edi Rama në nënshkrimin e një marrëveshjeje mes kompanisë shqiptare të gazit, AlbGaz dhe kompanisë bullgare “Overgas” për zhvillimin e projekteve energjetike. Edhe këtu fjala kryesore iu la nënshkruesve të marrëveshjes dhe ministres Balluku teksa Rama dhe Pompeo nuk patën asnjë fjalë rasti.

Takimi i radhës ishte organizuar në një sallë ngjitur nga parlamenti i Shqipërisë me rastin e 100-vjetorit të marrëdhënieve Shqipëri – SHBA ku Pompeo dha disa mesazhe. Ai theksoi marrëdhëniet e mira mes 2 vendeve pas 1 shekulli nga vendosja e tyre. Pompeo nënvizoi që ambasadorja Yuri Kim është një e emëruar nga Trump dhe që vijon të punojë për administratën Biden. Ai tha se pavarësisht se kush ka qenë në Shtëpinë e Bardhë, mbështetja për Shqipërinë ka qenë po njëlloj.

“Që nga 1922, marrëdhëniet mes vendeve tona janë të shkëlqyera. Shumë gjëra kanë ndodhur. Përkushtimi vijon njësoj. Faleminderit që punoni krah SHBA dhe që jeni miqtë tanë. Jam për 100 vjetorin, ju lutem më bëni një ftesë për 125 vjetorin”, – tha Pompeo.

Ai që gjeti rastin për t’a përdorur këtë takim për politikën e brendshme ishte Enkelejd Alibeaj që shigjetoi lëvizjen e Sali Berishës.

“Mbetjet e mentalitetit të diktaturës komuniste, pushtetarët e korruptuar, ata që kanë vënë interesin e tyre mbi atë të shqiptarëve kanë qenë dhe mbeten kërcënimi më i madh ndaj partneritetit tonë me ShBA. Edhe sot ka ende të tillë. Ka njerëz që kanë humbur busullën e që duan t’i tregojnë rrugën Amerikës.

Kanë humbur rrugën në oborr dhe duan t’ia humbin rrugën edhe Shqipërisë. Nuk do t’ia dalin. Nuk do t’ia dalin sepse kanë kundër shumicën dërrmuese të shqiptarëve dhe historinë e tyre mbi 100-vjeçare”, – tha Alibeaj që gjithashtu nuk e humbi mundësinë për një foto në krah të Pompeos. Në takim merrte pjesë edhe ambasadorja e SHBA-së në Tiranë Yuri Kim.

A ishte kjo një mbështetje për kundërshtarët e Berishës në PD?

Evi Kokalari ka publikuar një mesazh nga Jim Richardson që sipas saj është drejtor ekzekutiv i Pompeos.

“Sekretari Pompeo bëri një seri fotosh me të gjithë që ndodheshin në sallë gjatë nënshkrimit të marrëveshjes. Pranimi i tij për një fotografi nuk barazohet me miratimin ose mbështetjen për ndonjë lider apo grup politik. Ai u tregua i sjellshëm gjatë kësaj ceremonie të rëndësishme” – thuhet në mesazhin e publikuar nga Kokalari në Facebook.

Vetë Pomepo, në të vetmin mesazh të publikuar në Tëitter për qëllimin e vizitës në Tiranë thotë se ka qenë takimi me komunitetin iranian që jeton këtu.

“Udhëtova sot në Shqipëri për të folur me komunitetin iranian atje. Ata kanë të drejtë t’u rezistojnë mullahëve dhe të punojnë për të ofruar atë për të cilën populli iranian po kërkon dhe po proteston: lirinë e qytetarëve të Iranit nga zgjedha tiranike e regjimit” – shkroi Pompeo në Twitter, citon lapsi.al.

Ndërsa agjencia e lajmeve BIRN zbuloi se vizita në fakt lidhej me nënshkrimin e marrëveshjes për gazin mes kompanisë shqiptare Albgaz dhe asaj bullgare Overgas, 50% e së cilës pritet të blihet nga kompania amerikane “Linden Energy”. Ish-sekretari i shtetit është kryetar i bordit të Këshillimit të kompanisë “Linden Energy”.

I pyetur nga BIRN për vizitën e Pompeo në Tiranë, Presidenti i Linden Energy, Stephen Payne tha se udhëtimi dhe qëndrimi i tij ishin paguar nga kompania ndërsa shtoi se siguria “është marrë përsipër nga qeveria e Shteteve të Bashkuara”. ©LAPSI.al



19 Comments

    1. O driteshkurrer,o injorante Pompei nuk erdhi as per Honor cous,as per te ber fotografi me Edvinin,Taon,Alibeun,aq me keq me ndrikullen Balluku dhe hajdutin Alket Hyseni! Ai erdhi per te firmosur miljona dollaret qe do te Mari nga Linden Energi! Nuk erdhi as per ti ber karshillek Salehutdh mbeshtetur Kinezen Kimete! Keshtu bejne I mesojne me leke keta debilat tan edhe duke paguar per te ber foto sic beri gruaja e Bilalit(Edvini) ,apo sic bente Salehu dhe me mbrapa kur nuk ju japin me leke nga leket e tuaja dhe tonat i shpallin Non grata! E harruat Llallen ,kur filloj per te hetuar Bankerin e shpallen Non grata! Nuk e pas Alketi Hysenin ne kete foto ,po me siguri nuk e ka len Edvini se ne nje status te tij kishte dal dhe e kish pritur edhe ai ne emer te Tao Taos!

    1. Pasi zbythi Rusine nga tregjet energjitike te Europes, amerika shfrytezon rastin te mbushe vacuumin duke zaptuar tregjet vakante.
      Thoni po deshet se ukarinasit lufojne per te mbrojt sovranitetin.
      Kermat e qeverise e Parlamentit kycin lajmet e s’japin informacion, e fshehin pazarllekun e radhes qe ju cimenton karriget fashiste me mbeshtetje amerike.

      1. . Me aq sa mbaj mend une, i pari qe eshte nderuar me titullin “Doctor onoris causa” ka qene ish kapteri Vehbi Alimuca i Vefa Holding.
        Te jete ky Vehbiu apo Sudja i rradhes?

  1. Shoh gjykime te morracakeve shqipetare dhe foto te lapangjozeve politikane me duart ne qafe. Perderisa nuk ishte Ambasada USA asgje zyrtare, vetem korrupsion politikanesh. Pompeo eshte nen hetim ne USA. Populli rri e veshtron me benzinen 245 dhe inflacionin 20%

  2. A nuk tha ky se neve do bashkepunojme pavaresisht se kush eshte ne pushtet. Kaq ishte mesazhi. Pse doni ju ripjerdhasit ta lexoni ndryshe eshe puna juaj.

  3. Na hapet barkun. Lajme per idjota. Na i bet te gjith te shitur, me ndrkombetare e me gazeta te huaja. Vetem Like floriri dhe Saleh Berisha na ka ngel njerezit me te ndershem ne planet. Jeni ber te neveritshem. Ca i kujtoni shqiptaret ju, dele? Jeni ofendim per nje mendje normale.

  4. Të shokuar, fillimisht u përpoqën ta kalonin në heshtje këtë gjëmë, sidomos skandalin e Ilir Metës, që do të shkundte nga themelet çdo vend dhe do të bënte jehonë e do të ishte temë e ditës për mediat, por që në Shqipëri normalisht nuk bëri asnjë efekt, e para, se tashmë jemi mësuar me këto skandale dhe kemi fituar imunitet, dhe e dyta, se shumica e mediave janë në borderonë e Metës dhe Berishës, ndaj dhe kishin zgjedhur të merreshin me shalët e kolme të Ronelës.

  5. Pompeo ka ardh per interesa personale te lidhura me firmet qe e sponsorizoi. Keto ropqira politikan qe kan dhen koncesionet per nje foto, boll na hapen barkun melajme per idjota. Rama jep koncesione per nje foto dhe shterngim duarsh. Like floriri paguan 700 mij euro per nje foto me Trump. Monika cizmja dhjetra mijra euro per tu takuar me ndonje senator te panjohur ne USA. Ai tjetri qindra mijra dollar per nje foto me Trump. Me gjeni nje vend ku politikanet paguajn kaq shum per nje foto e nje shterngim duarsh. Po ato leket ku i gjeten? Keta jan te gjith si establishmetn per burg, te gjith qe kan pas pushtet pas viteve 90 jan per burg. KAQ, te tjerat jan llogje per suflake.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *