• |
ide | kryesore

VIDEO/ Pllakos heshtja në TV shtetëror rus, ish-koloneli: Po dështojmë në Ukrainë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Mediat kryesore të Rusisë ofrojnë një pamje të luftës në Ukrainë, e cila nuk i ngjason asaj që shihet nga të tjerët. Si fillim ata nuk e quajnë as “luftë”. Por një redaktor i BBC për Rusinë vuri re një transmetim të pazakontë në TV shtetëror rus.

Programi i quajtur “60 minuta”, emisioni kryesor i debateve që jepet 2 herë në ditë në televizionin shtetëror e orienton diskutimin në studio për të promovuar linjën e Kremlinit për absolutisht gjithçka, duke përfshirë të ashtuquajturin “operacion special ushtarak” të Presidentit Putin në Ukrainë.

Kremlini ende pohon se ofensiva ruse po shkon sipas planit. Por të hënën mbrëma, i ftuari në studio Mikhail Khodarenok, një analist ushtarak dhe kolonel në pension, bëri një panoramë krejtësisht të ndryshme.

Ai paralajmëroi se “situata [për Rusinë] do të përkeqësohet qartazi” pasi Ukraina po merr ndihma ushtarake shtesë nga Perëndimi dhe se “ushtria ukrainase mund të armatosë 1 milion njerëz”.

Duke iu referuar ushtarëve ukrainas, ai vuri në dukje se: “Dëshira për të mbrojtur atdheun e tyre është shumë e madhe. Fitorja përfundimtare në fushën e betejës përcaktohet nga morali i lartë i trupave që derdhin gjak për idetë për të cilat janë gati të luftojnë.

Problemi më i madh për situatën ushtarake dhe politike [të Rusisë] është se ne jemi në izolim total politik dhe e gjithë bota është kundër nesh, edhe nëse nuk duam ta pranojmë. Ne duhet ta zgjidhim këtë situatë.

Situata nuk mund të konsiderohet normale kur kundër nesh ka një koalicion prej 42 shtetesh dhe kur burimet tona ushtarako-politike dhe ushtarako-teknike janë të kufizuara” – tha koloneli në pension.

Të ftuarit e tjerë në studio heshtën. Edhe prezantuesja, Olga Skabeyeva që normalisht është e ashpër dhe e zëshme në mbrojtjen e saj ndaj Kremlinit, por që u shfaq çuditërisht e nënshtruar.

Vlen të theksohet se Khodarenok ka qenë pesimist për sulmin edhe në një shkrim përpara se ai të ndodhte, citon lapsi.al. Ai kritikoi ata që i quajti “skifterë entuziastë dhe qyqe të nxituara” që pretendonin se Rusia do të fitonte lehtësisht një luftë kundër Ukrainës.

“Një konflikt i armatosur me Ukrainën nuk është në interesat kombëtare të Rusisë” – tha ai atëherë.

Kritika në shtyp është një gjë, por në TV për një audiencë prej miliona njerëzish është krejtësisht një nivel tjetër. Duket se Kremlini po dështon të kontrollojë tashmë peizazhin informativ. Mbyllja e burimeve të pavarura të lajmeve ruse ka bërë që televizioni të jetë mjeti kryesor në Rusi për informimin e opinionit publik.

Është e rrallë të dëgjosh një analizë kaq realiste të ngjarjeve në një TV rus. E rrallë, por jo e vetme. Javët e fundit, në Rusi janë shtuar pikëpamjet kritike në televizion. Në mars, në një tjetër emision televiziv popullor, një regjisor rus i tha prezantuesit: “Lufta në Ukrainë paraqet një pamje të frikshme. Ajo ka një ndikim shumë shtypës në shoqërinë tonë”.

Pra, si duhet ta kuptojmë atë që ndodhi në emisionin “60 Minuta”? A ishte kjo një thirrje zgjimi spontane dhe e papritur? Apo ishte një shpërthim realiteti i planifikuar paraprakisht nga vetë Moska për të përgatitur publikun rus për lajme negative mbi ecurinë e “operacionit special ushtarak”?

Është e vështirë të thuhet. Por siç thonë ata që dalin në televizion: “Qëndroni të sintonizuar me TV ruse për sinjale të mëtejshme”. ©LAPSI.al

https://twitter.com/BBCSteveR/status/1526329765065539592?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1526329765065539592%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.bbc.com%2Fnews%2Fworld-europe-61484222



9 Comments

  1. Mos na dhjeve.
    Se ka disa ketu, qe ngelen duke then qe po na genjejn mediat perendimore.
    Dilni o karafila e na tregoni tani.

    1. Eshte vetem NJE karafil dhe eshte nje sociopat filobolshevik.
      Dyshoj se mund te jete ‘ari’, nje neandertal komentues i hershem ne Lapsi.al, por duke njohur filoskitë si psh Karstriot Mutfaraj, etj., mund edhe te mos jete ‘ari’…

  2. Dhe pensionistet ne kohen e Enverit komentonin ke rradha qumeshtit qe Shqiperia eshte shkemb graniti buze Adriatikut por realiteti ishte ndryshe. Fakti qe lajmi vjen nga BBC e ben te pabesueshem ose te keqinterpretuar o dylber mavi

    1. Celi karafili i pare.
      E gjeti klecken te keqiterpretimi i BBC.
      Po nuk eshte e vertet moj nuk eshte e vertet.
      Jan bela e madhe keta qe jan te fiksuar.

        1. U shqyet duke monitiruar broadcastet e Moskes.
          Dobicat e perndimit.
          Sigurisht linjen e Kremlinit do ndjeki media ruse. Pse cilen linje po ndjekin mediet shqipkare “te pavarura” qe i financon Edvin Rama, a mos valle nuk ndjekin ate te uashingtonit, kumbares se tij?… Ju rrofte dhjerokracia.
          Te njejten gje duan dhe per mediet ruse, ta kthejn ne hale alla amerikane, si kjo jona.

  3. Karafili pidhit motres tende o robqir. Po te mendosh ndryshe etiketohesh sipas modelit bolshevik, po skeni faj se jetoni ne Albanistan dhe ushqeheni vetem me lajmet e stisura dhe perkthyer me google translate

    1. kur pergjigjet ky, me keto fjale “te renda” do me thene qe ka pare familjen pa perjashtim ne orgazem me burra te tjere..

  4. Te gjith e dine ukraina ka te thirryr nen arme rreth 900mije civile, veprimet luftarake te te cileve drejtohen nga disa mijera naziskine.
    – jane kta qe kuklla zelenski i shpall heronj te gjalle.
    Ukraina 44mil. banore mezi angazhon 900mije burra anti-ruse nen arme.
    Bejini vet llogarit si jan punet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *