• |
ide | kryesore

EMRI/ Identifikohet personi i ekzekutuar në Sukth, 48 vjeç me precedentë penalë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
banese shtëna Shkodër tiktok Krujë, Kamëz



Një person u ekzekutua me armë zjarri rreth orës 20.45 minuta në Sukth të Durrësit. Burime në vendin e ngjarjes i thanë lapsi.al se bëhet fjalë për një 48-vjeçar të identifikuar si Arben Mërkuri.

Viktima rezulton të jetë person me precedent penal në fushën e narkotikëve. Paraprakisht dyshohet se shkak i atentatit është bërë përfshirja në aktivitete të paligjshme.

Ai ëshë dërguar në spitalin e Durrësit në gjendje të rëndë, por ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.

Dinamika e ngjarjes është ende paqartë. Policia ka ngritur disa postoblloqe për kapjen e autorit në të gjitha hyrje – daljet kryesore të Durrësit. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *