• |
ide | kryesore

Finlanda dhe Suedia dorëzojnë kërkesat për t’u anëtarësuar në NATO

-Instant, Arkiva, Planet



tonatoFinlanda dhe Suedia kanë dorëzuar kërkesat e tyre për t’u anëtarësuar në NATO. Lajmi është konfirmuar nga Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës Ushtarake, Jens Stoltenberg.

“Aplikimet që keni bërë sot janë një hap historik. Aleatët tani do të shqyrtojnë hapat e ardhshëm në rrugën tuaj drejt NATO-s. Duhet të merren parasysh interesat e sigurisë së të gjithë aleatëve dhe ne jemi të vendosur të punojmë për të gjitha çështjet dhe të arrijmë në përfundime të shpejta”, tha Stoltenberg.

Stoltenberg i bëri këto komente, teksa në krah kishte Klaus Korhonen, ambasadorin e Finlandës në NATO dhe Axel Wernhoff, ambasadorin e Suedisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *