• |
ide | kryesore

Video/ Shikoni reagimin e Dybala kur tifozët e Juventus i luten: “Mos shko te Inter”

-Instant, Sport, Video



Paulo Dybala po përgatitet të largohet nga Juventusi pas shtatë vitesh. Pas disa javësh ai do të nënshkruajë kontratën me skuadrën e tij të re, por në ndeshjen e lamtumirës tifozët e Juventusit u përpoqën të ndikojnë në zgjedhjen e tij, duke iu lutur që të mos shkojë te Inter.

Joya, pas 208 paraqitjeve dhe 82 golave për Juventusin, u ka dhënë lamtumirën tifozëve të tij në Stadium gjatë ndeshjes kundër Lazios. Gjatë përshëndetjeve Paulo u emocionua shumë dhe, gjatë duartrokitjeve dhe koreve, ai nuk mundi t’i mbante lotët. Një dashuri, ajo për Juventusin, që për 28-vjeçarin shkon përtej golave, asisteve, paraqitjeve dhe prezencave. Një kampion i vërtetë që u detyrua t’i thoshte lamtumirë skuadrës që e pa të rritej dhe e çoi drejt futbollit të madh. Fatkeqësisht, disa histori dashurie përfundojnë dhe Paulo nuk ishte në gjendje të gjente një marrëveshje të re për të rinovuar kontratën e tij, falë zgjedhjeve të shoqërisë që nuk e shohin më në planet për të ardhmen.

I kërkuar nga skuadra të huaja dhe italiane, ditët e fundit Dybala është përafruar mbi të gjitha me Interin dhe pista zikaltër duket më e nxehtë se kurrë për sulmuesin argjentinas. Këtë e dinë mirë tifozët e Juventusit, të cilët gjatë xhiros së lamtumirës së Paulos u përpoqën të ndikonin në zgjedhjen e tij, duke iu lutur të mos shkojë te Interi, rivali historik i skuadrës torineze. Për ta do të ishte një tjetër “tradhti” e vështirë për t’u tretur, pas atyre të Antonio Contes dhe Beppe Marottas.

Një video e postuar në rrjetet sociale tregon reagimin e argjentinasit, i cili përballë lutjeve, mundi të përgjigjej vetëm me heshtje. Një e dhënë që u jep shpresë tifozëve të Interit, por u lë një shije të keqe atyre të Juventusit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *